Buffon e zbulon një fakt për veten që s’do t’iu pëlqejë tifozëve të Juventusit
sport
Buffon e zbulon një fakt për veten që s’do t’iu pëlqejë tifozëve të Juventusit

Buffon e zbulon një fakt për veten që s’do t’iu pëlqejë tifozëve të Juventusit

Gianluigi Buffon ka zbuluar se si fëmijë e kishte përcjellë edhe Interin, përveç Juventusit.

Portieri ikonë është pjesë e “Zonjës së vjetër” që prej vitit 2001, kur iu bashkua klubit nga Parma për një shumë rekord, transmeton Express.

Duke folur në emisionin e Maurizio Contanzos, 40-vjeçari shpjegoi se përkundër faktit se familja e tij ishin adhurues të Juventusit, dashuria e tij për Giovanni Trapattonin bëri që gjatë një kohe ai ta përkrahte rivalin e përbetuar të Juves.

“Pas disa viteve duke përkrahur Juven – sepse e gjithë familje ishte me Juventusin – rashë në dashuri me Trapattonin”, tha Buffon.

“Më pëlqente fakti se ai vërshëllente, sepse për mua si fëmijë ishte e jashtëzakonshme! Ai shkoi në Inter dhe për një kohë e kam ndjekur Interin”, shtoi ai.

© ZHURNAL 16.02.2018, 13:10 | Xh.I. | 1,395 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."