ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kulturë
"Pantera e Zezë" premierë në Shkup, Fx3x me meritë për një pjesë të efekteve

134113114.jpg

Shkup, 15 shkurt - Kompania nga Maqedonia për animacion dhe efekte vizuale Fx3x mori pjesë në krijimin e efekteve vizuale në filmin më të ri të Universit të Marvelit "Pantera e Zezë", i cili sonte do të ketë shfaqje premierë në Shkup. Ky është filmi i 18-të i Universit të Marvelit, me regji të Rajan Kugller, ndërsa skenari është i Xhoi Robert Koll.

Sipas Kristian Danillovskit, bashkëpronar i Fx3x dhe producent ekzekutiv, në këtë projekt kanë punuar gjithsej 105 artistë nga shtatori deri në dhjetor të vitit të kaluar.

"Këtë projekt e punuam në bashkëpunim me Metod studios Vankuver dhe në film janë punuar rreth 200 kuadro, ndërsa si fansa të serisë me padurim prisnim ta shohim në tërësi. Nga redaktori ekzekutiv të Fandagos, Erik Dejvis, faqja më e popullarizuar për blerje të biletave për në kinema, përmes Tuiterit kuptojmë se 'Pantera e zezë' i ka tejkaluar të gjithë rekordet në biletat e shitura në shitje para-premiere, dhe e ka tejkaluar rekorderin e deritanishëm të Marvelit 'Kapiteni Amerika: Lufta Civile' nga viti 2016 për më pak se 24 orë. Për efektet vizuale lë që të shikoni dhe vetë të vlerësoni", deklaroi Danillovski.

Sipas tij, duke pasur parasysh se premiera u paralajmërua me TV spot me muzikë nga Kendrik Lamar dhe Uins Stejpëlls, as muzika nuk do ta lërë indiferent publikun.

"Pantera e Zezë" është film për superheroin, vazhdim i "Hakmarrësit: era e Ultronit" dhe "Kapiteni Amerika: Lufta Civile", me të cilin Marvel e hapi vitin 2018 në të cilin e kremton dhjetëvjetorin nga puna e saj.

Premiera e filmit "Pantera e Zezë" u mbajt më 29 janar në Los-Anxhelos, ndërsa me shfaqjen nëpër sallat e kinemasë në Amerikë do të fillojë nesër. Kritikat të cilat i mori janë të shkëlqyeshme dhe është filmi superhero me kritika deri tani më të mira në sajtin Roten Tomatos, duke e tejkaluar The  Incredibles  nga viti 2004.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.02.2018, 21:04  | T.E. | 1,582 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | T.E. | 2.305 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.