Tre shkupjane janë sulmuar nga qen endacakë
kronika
Tre shkupjane janë sulmuar nga qen endacakë

Tre shkupjane janë sulmuar nga qen endacakë

Shkup, 15 shkurt - Tre raste me sulme dhe kafshim nga qen endacakë që kanë ndodhur dje në komunat Qendër dhe Gjorçe Petrov janë denoncuar në polici.

Shkupjania dyzet e tetëvjeçare V.B. është sulmuar nga disa qen endacakë prej të cilëve njëri e ka  kafshuar në këmbë e djathtë, derisa ka lëvizur nëpër rrugën "Orce Nikollov" në komunën Qendër. V.B. i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori".

Në dy raste të tjera në rrugën "Luka Geriv" në komunën Gjorçe Petrov, janë sulmuar shkupjanet T.J (55), e cila është kafshuar në këmbën e majtë dhe D.N.P. (34) është kafshuar në këmbën e djathtë, informon Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt.

© ZHURNAL 15.02.2018, 13:45 | Xh.I. | 1,652 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."