Oferta turistike e Maqedonisë në panairin ndërkombëtar në Sofje
ekonomi
Oferta turistike e Maqedonisë në panairin ndërkombëtar në Sofje

Oferta turistike e Maqedonisë në panairin ndërkombëtar në Sofje

Shkup, 15 shkurt  - Oferta turistike e Maqedonisë është pjesë e panairit ndërkombëtar për turizëm "HOLIDAY&SPA EXPO", që mbahet në Sofje, që të përmirësohet promovimi i prodhimit turistik të Maqedonisë në tregun bullgar dhe të rritet fluksi i turistëve bullgarë gjatë tërë vitit.

 

Krahas promovimit të bukurive të Maqedonisë në stendën e panairit, nga Agjencia e Maqedonisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT) organizojnë aktivitete për bashkëpunim dhe këmbim të përvojave me faktorë në tregun turistik bullgar. Janë realizuar takime pune me sektorin privat të Maqedonisë, ku u diskutua për gjendjet në turizëm dhe mundësitë për promovim të përbashkët rajonal", kumtoi APPT.

 

Drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, Lupço Janevski u takua me tur-operatorë bullgarë, asociacione dhe shoqata të rajoneve dhe komunave për bashkëpunim turistik ndërkufitar, ndërsa në mënyrë shtesë e ka promovuar shtetin përmes intervistave për mediat bullgare.

 

Sipas të dhënave statistikore, turistët bullgarë më së shumti udhëtojnë në rajonin jugperëndimor dhe të Shkupit, më saktë Ohri dhe Shkupi janë destinacionet më atraktive në Maqedoni, të cilat turistët bullgarë i vizitojnë gjatë pushimeve, edhe pse referojnë edhe ekskursione në rajonin e verës, si dhe vizita të monumenteve kulturore, manifestimeve tradicionale, ngjarjeve sportive dhe biznes udhëtimeve.

 

Gjatë pesë viteve të kaluara është regjistruar rritje e vazhdueshme e turistëve bullgarë, ndërsa në periudhën janar - dhjetor 2017, në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2016, numri i turistëve bullgarë është rritur për 24 për qind, ndërsa bujtjet shënojnë rritje për 25 për qind për periudhën e njëjtë.  

 

Dita e parë nga Edicioni i 35-të i panairit internacional për turizëm "HOLIDAY&SPA EXPO" në Sofje, është hapur vetëm për ekspertë në industrinë e turizmit, të cilëve u mundësohet mjedis komod punues, me qëllim të rrjetëzimit më të mirë të partnerëve vijues dhe njohjen me të rinj. Secilin vit panairi është nikoqir i më shumë se 350 ekspozuesve  dhe mbi 20.000 ekspertëve nga industria turistike - pjesëmarrës, vizitorë dhe mysafirë.

© ZHURNAL 15.02.2018, 12:57 | Z.H. | 1,071 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."