Gjendje e volitshme ekonomike në industrinë e përpunimit
ekonomi
Gjendje e volitshme ekonomike në industrinë e përpunimit

Gjendje e volitshme ekonomike në industrinë e përpunimit

Shkup, 15 shkurt - Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në industrinë e përpunimit në janar është i volitshëm në krahasim me dhjetorin dhe në krahasim me janarin e vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Siguria e prodhimit me porosi në krahasim me dhjetorin është e volitshme, ndërsa më të volitshme janë edhe pritjet për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm. Rezervat e prodhimeve të gatshme janë rritur në krahasim me dhjetorin, ndërsa pritet edhe rritje e numrit të të punësuarve.

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve është 66,5 për qind, ndërsa ndikim më të madh mbi përkufizimin e vëllimit të prodhimit kanë mungesë të forcës së kualifikuar të punës, kërkesa e pavolitshme e huaj, kërkesa e pavolitshme vendore dhe mjedisi i pasigurt ekonomik. 

© ZHURNAL 15.02.2018, 12:54 | D.J. | 877 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."