ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Sport
Chiellini: Kane është në një nivel me Messin, Ronaldon dhe Neymarin

Ylli i Tottenhamit Harry Kane ka qenë në të njëjtin nivel me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin në vitet e fundit, sipas mbrojtësit

screenshot-2_1518507432-1971962.png.jpg

Ylli i Tottenhamit Harry Kane ka qenë në të njëjtin nivel me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Neymarin në vitet e fundit, sipas mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini.

Kane i ka shënuar të paktën 20 gola në secilin prej katër sezoneve të Premierligës, përfshirë 23 deri tani këtë sezon, transmeton Express.

Chiellini ka thënë se sulmuesi anglez e meriton të krahasohet me Messin, Ronaldon dhe Neymarin – të cilët vlerësohen si tre lojtarët më të mirë në botë.

“Kane tani është në mesin e lojtarëve elitë në botë. Në vitet e fundit, me golat që ka shënuar, ai ka qenë në një nivel me më të mirët”, ka thënë italiani para ndeshjes së skuadrës së tij kundër Tottenhamit sonte në mbrëmje në Ligë të Kampionëve.

“Messi, Ronaldo, Neymar – Kane është në nivelin e tyre”, ka shtuar ai.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 09:05  | Xh.I. | 565 i lexuar

 

 

 

VMRO: Me huamarrjet e reja, qeveria varfëron qytetarët

Shkup, 16 tetor - VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit për huazimet e reja që po bëhen nga Ministria e Financave.

Nga kjo parti akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se duke pasuruar bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, po e zhyt vendin dhe qytetarët në borxhe të reja me marrjen e huas prej 54 milionë euro. VMRO kërkon ndaljen e menjëhershme të këtyre huazimeve që, siç vlerësuan, shpenzohen në projekte joproduktive.

“Qeveria e LDSM-së i obligon qytetarët me 54 milionë euro të reja, para që do duhet të kthehen nga qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Pos kësaj, Tevdovski dhe LSDM kanë planifikuar edhe një huamarrje tjetër në javët në vijim prej rreth 37 milionë euro, që do të thotë se huamarrja neto shkon në 17 milionë euro pa llogaritur këtu kamatën. Borxhi i përgjithshëm publik i Republikës së Maqedonisë në fund të kuartalit të dytë të vitit 2018 është 48.8% e PBB-së që paraqet rritje prej 0,6 për qind. Manipulimet e Zaevit dhe Tevdovskit se gjoja po nxjerrin nga borxhi shtetin, nuk kalojnë më tek qytetarët. VMRO-DPMNE kërkon menjëherë të ulen shpenzimet joproduktive dhe huamarrjet e mëdha, ndërsa njëkohësisht të zvogëlohet akciza për karburantet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:29  | Xh.I. | 319 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.