ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
Butaris: Aeroporti "Maqedonia" mund të riemërtohet në "Nikos Galis"
07_22.jpg

Selanik, 13 shkurt - Prefekti i Selanikut Janis Butaris deklaroi se duhet të mendojë për ndryshimin e emrit të aeroportit "Maqedonia" të Selanikut.

"Nuk them se duhet të ndryshohet, por vetëm publikisht pyes, të mendojmë për këtë sepse emri 'Maqedonia' 'e ndau botën, na ndau ne" dhe nga kjo të gjithë humbasim", tha Butaris në deklaratën për televizionin grek "Skaj".

Sipas tij, aeroporti do të mund të mbajë emrin e basketbollistit të famshëm grek Nikos Galis, i cili, siç thotë, është person e njohur ndërkombëtarisht dhe i vetmi në Greqi i cili hyri në Shtëpinë amerikane të të famshmëve. Si arsye shtesë për riemërtimin e aeroportit", thekson prefekti i Selanikut, është kjo se turistët kur aterojnë në Selanik mendojnë se vijnë në Shkup.

Butaris konsideron dhe se nuk janë reale druajtjet greke nga Maqedonia dhe se problemi i Greqisë nuk është Shkupi, por Ankaraja, dhe ndikimi gjithnjë e më i madh turk në rajon.

Vlerëson se tani ka mundësi reale që problemi me emrin të zgjidhet, ndërsa çdo zvarritje do të shkonte në dëm të Greqisë.

"Më mirë të fitojmë 50 për qind, sesa 100 për qind prej asgjëje. Humbën në Hagë, nuk mund ta mbajmë veton për në NATO", deklaroi Butaris.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 09:18  | D.J. | 1,233 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<