Diplomatë të lartë të Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në Maqedoni
maqedonia
Diplomatë të lartë të Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në Maqedoni

Diplomatë të lartë të Çekisë dhe Sllovenisë për vizitë në Maqedoni

Shkup, 13 shkurt - Në  vizitë të përbashkët pune në Republikën e Maqedonisë sot do të vijnë zëvendësministri për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jakub Dur dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Iztok Miroshiç.

Përfaqësuesit e lartë të MPJ-së çeke dhe sllovene do të kenë takim me sekretarin shtetëror në MPJ-në e Maqedonisë, Viktor Dimovski, me ç'rast do të bisedojnë për intengrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, situatën e brendshme politike në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, në suaza të vizitës, diplomatët e lartë të Çekisë dhe Sllovenisë do të realizojnë takim edhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani. Dur dhe Miroshiç do të mbajnë edhe ligjëratë të përbashkët para studentëve të degës për shkenca politike në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në Shkup. 

© ZHURNAL 13.02.2018, 09:12 | D.J. | 741 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."