ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kulturë
Ilir Muharremi promovon dy libra

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës, të hënën artisti Ilir Muharremi do të promovojë dy vepra: “Psycho”, romani i fundit i këtij autori, i zhanrit triler që rrëfen për erotizmin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, vullgaritetin…Ndërsa, li

28001494_1898754723508711_848496637_n.jpg

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës, të hënën artisti Ilir Muharremi do të promovojë dy vepra: “Psycho”, romani i fundit i këtij autori, i zhanrit triler që rrëfen për erotizmin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, kanibalizmin, vullgaritetin…Ndërsa, libri i dytë është “Moskuptimet”, që rrëfen për religjionin, vdekjen e Zotit, historinë e artit, artin skenik, dramaturgjinë, letërsinë absurde… Libri është ndarë në pesë kapituj, ndër të cilat rrëfehet edhe për letërsinë: kuptimin e romanit, përse shkruajmë, letërsia dhe historia.E veçanta e këtij libri është se kjo lëndë ka jetën dhe momentalen, derisa e ardhmja dhe e kaluara trajtohen si shpresë e shuar.

Për librat e Muharremit do të flasin profesoresha Vjollca Dibra si dhe kritiku letrar Mahir Morina. Pas prezantimit të kumtesave do të organizohet edhe një debat në lidhje me të dyja veprat.

“Për mua është një nder i veçantë të promovoj dy vepra veçanërisht romanin e fundit i cili u prit shumë mirë nga lexuesit”, tha Muharremi duke shtuar se “Të dy librat kanë një vlerë të veçantë, njëri është shkencor e tjetri roman vulgar sidomos aty ku flitet për erotikën.

Ky promovim organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj. Promovimi fillon në orën 14:00, shkruan Gazeta Blic.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 10:31  | Z.H. | 1,113 i lexuar

 

 

 

Në MPJ u mbajt takim në formatin SHBA-Karta e Adriatikut A5

Shkup, 16 tetor  - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë sot u mbajt takim i përfaqësuesve kompetentë për marrëdhënie me opinionin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të,vendeve-anëtare të SHBA-Karta e Adriatikut - SHBA, Republika e Maqedonisë, Republika e Kroacisë, Republika e Shqipërisë, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, ku marrin pjesë edhe vendet-vëzhguese - Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kosovës.

"Takimi, i cili tematikisht ishte përkushtuar në "Sfidat në komunikimet strategjike të personave përgjegjës për marrëdhënie me opinionin në procesin evropian dhe euroatlantik", ishte shfrytëzuar për shkëmbim të mendimeve, qëndrimeve dhe përvojave në kontekst të perceptimit të sfidave, me theks të veçantë të proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Takimi, siç është theksuar në kumtesë, është mbajtur në suaza të kryesimit të Malit të Zi me SHBA-Karta e Adriatikut për vitin 2018, është ishte bashkëorganizuar  nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.

Në këtë rast pjesëmarrësit patën mundësi ta vizitojnë edhe Qendrën PARC, qendër e vetme e certifikuar e  NATO-s për trajnim, për marrëdhënie, që ndodhet në Republikën e Maqedonisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 21:05  | Z.H. | 186 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.