Shilegov: Përmendorja e UÇK-së është punë e Komunës Çair, Qyteti i Shkupit nuk ka të..
« Analistët » Ligji për gjuhët, shqiptarët të jenë unikë në qëndrime
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
Alfred Trebicka: “Medea”, kryevepër e dramaturgjisë
trebicka_medeaaaa_faqe_19-2.jpg

Tragjedia “Medea” vepër e Euripidit edhe këtë fundjavë për publikun kryeqytetas nuk mungoi në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kjo vepër e antikitetit grek u shfaq në skenën e teatrit me regji nga Dimitris Mylonas. Protagonist në vepër ishin aktorët e njohur të skenës shqiptare si aktorja Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha e shumë të tjerë. Luiza Xhuvani vjen në rolin e Medeas. Një personazh për të cilin aktorja ka treguar përpara premierës se ka shfrytëzuar gjithë potencialin artistik. Aktori Alfred Trebicka këtë herë vjen në skenë si Jason, dhe vlerëson punën me regjisorin grek. “Kur flitet për antikitetin dhe “Medean” e Euripidit dihet që është kryevepër e dramaturgjisë. Përpos kësaj regjisori grek Dimitris Mylonas është i nivelit të lartë. Nuk është thjesht fakti që vjen nga Greqia, por nga puna konkrete që ne kemi bërë, koncepti regjisorial, mënyra se si punon dhe e ka vizatuar të tërën, unë personalisht jam shumë i kënaqur me pjesën profesionale të tij. Por jemi dhe një kastë aktorësh vërtetë shumë të mirë”, thotë aktori mes të tjerave. Tragjedia e Euripidit është përkthyer nga aktori Viktor Zhusti, të cilit regjisori i ka besuar në vepër rolin e Kleontit. Vepra “Medea” është maja e dramaturgjisë botërore. Medea njihet për aktin më makabër, që ka mundur të bënte një nënë: vrasjen e fëmijëve të saj, si hakmarrje për tradhtinë e të shoqit, Jasonit, i njohur për lakminë e tij për pushtet. Tragjedia e lashtë greke “Medea” bazohet në mitin e Jasonit dhe Medeas dhe u ngjit në skenë për herë të parë në vitin 431 para Krishti. Kjo tragjedi është një tablo mjeshtërore e pasionit me nënshtresat dhe zgavrat e tij sekrete. Vuajtja dhe ndjeshmëria e dashurisë së vrarë vizatohen fuqishëm, deri sa kulmojnë me veprën e tmerrshme të hakmarrjes. Fuqishëm vjen dhe gruaja me joshje të jashtëzakonshme, e cila është një- kohësisht e dobët. Notat e butësisë mëmësore janë patetike në shkallën më të lartë. Lufta e emocioneve, gjeneruar nga pasioni, rrëfehet në mënyrë të admirueshme; dhe mes gjithë stresit nga konflikti i tyre, dhe mes gjithçkaje të sofistikuar dhe iluzive, që gërryen shpirtin, urrejtja dhe hakmarrja fitojnë betejën. Medea është kriminele, por jo pa shkak dhe jo pa forcë e dinjitet./SotNews

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 09:10  | Z.H. | 447 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Jozyrtare » Zhurnal mëson emrat e përfolur për drejtor të BDI-së në këto drejtori
Maqedonia prej nesër nën borë
« Foto » Pandeli Majko në “konakun” e Lazim Destanit
Sot borë në gjithë vendin
Zaev, nuk planifikohet rritje e moshës për pensionim
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.