« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
« INSIDE - DOKUMENT » Pas raportimit të lajmit të rasit "ALFA" në ish "TV A1”, se mungojnë dëshmi, të dënuarit janë të pafajshëm, të njëjtën natë, ndërhyn policia dhe mbyllë televizonin!
BENI-JETULLA-QERIMI.jpg

Shkup, 13 shkurt - Ashtu siç edhe në njoftimin tonë të fundit kemi sqaruar opinion publik, se Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” për hirë të të dënuarvë, familjarëve të tyre dhe vënien e drejtësisë ne vend, do të vazhdoj hetimin e rastit të njohur "ALFA", i cili ndodhi me 26 nëntor të vitit 2008 në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup.

Në emisionin "INSIDE" u transmetuan detaje dhe video incizime të këtij rasti, por “Zhurnal” vazhdon të sjellë edhe mëtutje detaje të reja dhe dëshmi të cilat vetëm se do të zbardhin më shumë intrigat dhe të panjohurat për opinionin rreth këtij rasti fatkeq.
 
Ekskluzivisht për “Zhurnal”, Jetulla Qerimi, vëllau i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhail Qerimi për herë të parë shpalos dy dokumente (në foto) të cilat nuk janë publikuar kurrë më parë në opinion dhe me të cilat shtohen edhe më shumë dyshimet për manipulime nga ana e personave ose organeve që e kanë montuar rastin si dhe kanë përgatitur një skenarë për fsheshjen e të gjitha gjurmëve dhe fakteve që do të çonin drejt zbrdhjes së të vërtetës.
 
Në përgjigjen që ai ka marrë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), pas ankesës që e kishte bërë me 14 dhjetor të vitti 2011, thuhet se GJEDNJ më 24 maj 2012 duke vepruar si gjykatës/personalisht (J.Laffranque në bashkëpunim me njoftuesin në pajtueshmëri me nenin 24 – 2 nga Konventa) ka vendosur që ta shpallë ankesën tuaj si të pabazë (pavlerë).
 
Nga dokumenti në fjalë qartë lexohet se gjyaktësi thekson se bëhet fjalë për një vendim përfundimtar, i cili nuk mund të ankimohet dhe se Gjykata nuk mund t’iu japë në të ardhmen asnjë sqarim në lidhje me vendimin e gjykatësit-personalisht (pra nuk ka pasur këshill gjyqësor).
 
Nga dokumenti i dërguar nga GJEDNJ vërehet qartë se bëhëte fjalë për një përgjigje joadekuate dhe jopërmbajtësore siç i ka hije një institucioni të nivelit kaq të lartë, ndërkaq Jetulla Qerimi, për “Zhurnal” sqaron se këtë vendim e konsideron si të manipuluar nga qarqe të ndryshme të cilat mund të ketë pasur lidhje me krimin. Dyshimet janë të bazuara nga vetë përmbajtja e përgjigjes nga GJEDNJ, e cila nuk lejon që të ketë ankimim të këtij vendimi, nuk pranon të japë informacione dhe sqarime shtesë si dhe Vendimi është marrë vetëm nga një gjykatës i vetëm, pra pa pasur një këshill gjykatësit të cilët zakonisht i analizojnë lëndët dhe i marrin vendimet.
 
Gjithashtu nga dokumenti i dytë i lajmit që ka publikuar ish “TV A1” më 23.11.2010 ku njofton për vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, thuhet qartë se pas hetimeve të bëra në makinën e përfshirë në këtë rast nuk është gjetur asnjë shenjë, dëshmi për përfshirjen e të dënuarvë në këtë rast.
 
Por, përveç lajmit të publikuar, Jetulla Qerimi, vëllai i të dënuarit Rexhail Qerimit, sqaron se në të njëjtën periudhë kohore pas publikimit të lajmit nga “TV A1”, në këtë televiozion ka ndërhyrë policia, duke i bërë bastisjet e famshme të asaj kohe, me çka edhe u mbyll ky televiozion. Ai konsideron, se përveç shumë arsyeve të tjera, një nga arsyet e intervenimit është edhe fshehja e fakteve dhe të dhënave të cilat TV A1 i kishte publikuar në këtë informacion.
 
Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” nga burime të sigurta mëson gjithashtu se pas zhurmës së madhe që ngriti “Zhurnal”, me emisionin e parë të rastit "Alfa", si dhe publikimin e videoincizimit në rrjetet sociale nga rasti i vrasjes, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka ftuar Ramiz Dautin, i cili gjithashtu ishte i dyshuar në rastin dhe një shokë të tij, i cili është i njohur për redaksin tonë (për momentin “Zhurnal” nuk do te zbulon identitetin e tij).
 
Lajmin e kë konfirmuar edhe Jetulla Qerimi, vëllau i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Rexhail Qerimit, i cili në pyetjen përse në takimin e djeshëm nuk është ftuar edhe Jetulla Qerimi në takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, ai për Agjencin e Lajmeve “Zhurnal” është shprehur:
 
"Unë sot më një bisedë telefonike me Ramiz Dautin, mësova se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti paska ftuar ata në bashkëbisedim në selinë e BDI-së, në Tetovë, por JO dhe mua. E pyta Ramizin a keni qenë sot (e hënë) në Tetovë te Ali Ahmeti, ai u përgjigje PO. E pyeta, çfarë ju tha apo premtoi, përgjigjja ishte se Ahmeti ka thënë se ai do tentoj institucionalisht ta zgjidhë këtë problem. Dhe aq!”, theksoi Qerimi.
 
Ai shtoi se premtime të tilla kanë pasur edhe më herët, por ka qenë e kotë.
 
“T’iu them te drejtën unë këto fjale nga z.Ali Ahmeti i kam ndëgjuar shumë herë. Dhe, se unë nuk besoj se do te gjindet ndonje zgjidhje, pasi që disa herë kemi patur premtimet e njejta. Unë më kam humbur shpresen tek ai, dhe tani nuk më mbetët asgje tjetër pos të gjej një zgjidhje tjetër, të shkoj tek partia maqedonase e z.Zoran Zaev ose tek Ambasadat e huaja dhe të këkoj ndihmë për limin e vëllaut tim. Jam tepër i sigurtë se ai është i pafajshëm", thotë në rrëfimin për Zhurnal, Jetulla Qerimi.
 
Avokatët mbrojtës dhe familjarët rastin konsiderojnë si të montuar, pasi ditën e incidentit, Rexhail Qerimi ka qenë në fshat dhe madje është parë nga shumë dëshmitarë në lokalin e tij në qendër të fshatit.

Duket se të gjitha faktet e reja dëshmojnë se në burg, pafajësisht po mbahen persona që nuk kanë kryer një akt të tillë dhe se e vërteta patjetër të dalë në shesh duke bërë rihapjen e kësaj lënde gjyqësore dhe duke i marrë parasysh të gjitha faktet dhe gjetjet e reja.

AGJENCIA E LAJMEVE ZHURNAL, DITËVE NË VIJIM DO TE SHPALOS EDHE SHUME INFORMACIONE INTERESANTE MBI RASTIN "ALFA"

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 07:35  | B.M. | 22,456 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.