Borë e madhe në disa pjesë të rrugëve, ndalesë për vetura përmes "Bukovës"
maqedonia
Borë e madhe në disa pjesë të rrugëve, ndalesë për vetura përmes "Bukovës"

Borë e madhe në disa pjesë të rrugëve, ndalesë për vetura përmes "Bukovës"

Shkup, 13 shkurt - Ndalesë për lëvizje në qafën malore "Bukovo", përveç se për automjete të rënda, është vendosur edhe për automjetet e udhëtarëve. Për shkak  të reshjeve të mëdha të borës, MPB apelon në rrugët magjistrale Ohër-Kërçovë dhe Ohër-Resnjë të lëvizet vetëm për ndonjë nevojë të patjetërsueshme që të shmangen pasoja të padëshiruara eventuale.

SPB Ohër, potencon Ministria, ka ndërmarrë masa të përforcuara për siguri dhe kontroll të komunikacionit dhe implementon masa për ndalesë të lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese drejt vendkalimeve malore "Presekë", "Bukovë" dhe drejt vendkalimit kufitar "Qafëthanë".

Janë vendosur pika kontrolli të komunikacionit në "Podmolje" në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë dhe te"Emo" në afërsi të fshatit Kosel në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë.

"Në ato akse rrugore nuk lejohet lëvizje e automjeteve të rënda transportuese, e posaçërisht paralajmërojmë se ndalimi i lëvizjes i referohet edhe automjeteve motorike për udhëtarë. Për këtë shkak, ndërsa me qëllim që t'u shmangemi pasojave të padëshiruara, apelojmë që automjetet e udhëtarëve të përdoren vetëm në raste të patjetërsueshme, ndërsa drejt pikave të lartpërmendura të respektohen ndalesat në fuqi për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese si dhe automjeteve të tjera të udhëtimit dhe gjithashtu respektim të instruksioneve dhe udhëzimeve të nëpunësve policorë të cilët janë në terren", deklaroi MPB.

Siç përkujton, për të gjitha automjetet është i patjetërsueshëm edhe shfrytëzimi i pajisjeve dimërore.

© ZHURNAL 13.02.2018, 18:42 | T.E. | 4,225 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."