« Analistët » Ligji për gjuhët, shqiptarët të jenë unikë në qëndrime
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Santorinjos: Emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm dhe ndryshim të Kushtetutës
134108549.jpg

Athinë, 13 shkurt - Vazhdojnë negociatat në nivel të ministrave të jashtëm, thotë zëvendësministri grek i Detarisë, Nektarios Santorinios, lidhur me takimet në Vjenë, pa zbuluar detaje shtesë për bisedimet midis dy krerëve të diplomacive dhe ndërmjetësuesit, Methju Nimic.

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Santorinjos, në intervistën për televizionin grek Skaj, i përsëriti pozitat e Greqisë për emër të përbërë, erga omnes, duke sqaruar se "nuk mund ta ndryshoni emrin për përdorim të përgjithshëm dhe brenda vendit, nëse nuk e ndryshoni Kushtetutën".

"Pozita jonë është e qartë, emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm dhe kur themi për përdorim të përgjithshëm mendojmë edhe në brendësinë e vendit fqinj. Kur themi për përdorim të përgjithshëm, parakusht është ndryshimi i Kushtetutës", thotë Santorinjos dhe shton se Athina nuk do të largohet nga këto pozita.

Zëvendësministri grek i Detarisë, thotë se veçanërisht është me rëndësi ajo që Maqedonia ka bërë ndryshime në emrat e aeroportit dhe autostradës, që sipas tij është hap i rëndësishëm dhe largim nga irredentizmi.

Në lidhje me mospajtimin nga partneri i koalicionit në Qeveri, Panos Kamenos, Santorinjos thotë se Greqia, që moti ka pranuar emër me termin Maqedoni.

"Në këtë moment, nuk kemi asnjë vend pa emër. Ka emër, gjithsesi emër i përkohshëm për të cilin kemi nënshkruar ne, ku është përfshirë termi Maqedoni dhe gjithashtu edhe 130 vende të cilat e kanë pranuar nën emrin e saj kushtetues", tha zëvendësministri grek.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 18:22  | T.E. | 571 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Foto » Pandeli Majko në “konakun” e Lazim Destanit
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.