Dimitrov - Koxias: Zgjidhja e emrit nën patronazhin e KB-së
maqedonia
Dimitrov - Koxias: Zgjidhja e emrit nën patronazhin e KB-së

Dimitrov - Koxias: Zgjidhja e emrit nën patronazhin e KB-së

Vjenë, 13 shkurt - Gjetja e zgjidhjes së pranueshme për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të jetë edhe më tej nën patronazhin e KB-së, janë dakorduar sot në Vjenë ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.

Siç kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, të dy ministrat janë dakorduar për këtë pas takimit me ndërmjetësuesin e KB-së, Methju Nimic.

Në të njëjtën kohë me kumtesë pas asaj të Maqedonisë, doli edhe MPJ-ja greke me përmbajtje identike, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

© ZHURNAL 13.02.2018, 18:21 | T.E. | 1,137 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."