ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Pendarovski: Plani 3-6-9 duhet të realizohet me tempo të përshpejtuar

Koordinuesi për integrim të Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski konsideron se Maqedonia duhet të punojë me

stevo-pendarovski.jpg

Shkup, 13 shkurt - Koordinuesi për integrim të Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski konsideron se Maqedonia duhet të punojë me përlushtim në Planin 3-6-9 dhe t'i zbatojë të gjitha reformat e domosdoshme, sepse nuk ka alternativë tjetër për anëtarësim të vendit në Aleancë.

Pushteti i kaluar, konsideron ai, gjatë viteve të kaluara e ktheu Maqedoninë prapa lidhur me këtë çështje.

"Në vitin 2008 ne kishim përmbushur gjithçka, të gjitha kushtet ushtarako-teknike, përveç çështjes së emrit. Ndërkohë, na ngarkuan edhe tre apo katër kushte të tjera - përballjen me institucionet e partizuara, nuk ka gjyqësi të pavarur, nuk ka liri të mediumeve...", tha Pendarovski i cili sot në Tetovë mbajti ligjeratë në temën integrimi i vendit në NATO.

Qeveria e re, thotë. i ka adresuar të gjitha problemet dhe me tempo të fuqishme po punon në zgjidhjen e tyre.

"Sado të jetë e vështirë, plani 3-6-9 duhet të realizohet. Plani ynë është që ai të përfundojë para samitit të ardhshëm të NATO-s, flas për këtë pjesë përveç emrit. Të gjitha gjërat e tjera duhet të prëfundohen dhe të mbetet vetëm çështja e emrit. E dini se sot vazhdon raundi ia rdhshëm i bisedimeve në Vjenë dhe do të shohim se si do të zhvillohet kjo", tha Pendarovski.

Sipas tij, alternativë tjetër për integrim të Maqedonisë në NATO nuk ka, përveç se të relaizohet plani 369 dhe të arrihet marrëveshje me Greqinë për kontestin me emrin

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 16:09  | Xh.I. | 598 i lexuar

 

 

 

VMRO: Me huamarrjet e reja, qeveria varfëron qytetarët

Shkup, 16 tetor - VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit për huazimet e reja që po bëhen nga Ministria e Financave.

Nga kjo parti akuzuan qeverinë e udhëhequr nga LSDM, se duke pasuruar bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, po e zhyt vendin dhe qytetarët në borxhe të reja me marrjen e huas prej 54 milionë euro. VMRO kërkon ndaljen e menjëhershme të këtyre huazimeve që, siç vlerësuan, shpenzohen në projekte joproduktive.

“Qeveria e LDSM-së i obligon qytetarët me 54 milionë euro të reja, para që do duhet të kthehen nga qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme. Pos kësaj, Tevdovski dhe LSDM kanë planifikuar edhe një huamarrje tjetër në javët në vijim prej rreth 37 milionë euro, që do të thotë se huamarrja neto shkon në 17 milionë euro pa llogaritur këtu kamatën. Borxhi i përgjithshëm publik i Republikës së Maqedonisë në fund të kuartalit të dytë të vitit 2018 është 48.8% e PBB-së që paraqet rritje prej 0,6 për qind. Manipulimet e Zaevit dhe Tevdovskit se gjoja po nxjerrin nga borxhi shtetin, nuk kalojnë më tek qytetarët. VMRO-DPMNE kërkon menjëherë të ulen shpenzimet joproduktive dhe huamarrjet e mëdha, ndërsa njëkohësisht të zvogëlohet akciza për karburantet”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:29  | Xh.I. | 267 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.