“Monstra”, VMRO-ja kundërshton rigjykimin
maqedonia
“Monstra”, VMRO-ja kundërshton rigjykimin

“Monstra”, VMRO-ja kundërshton rigjykimin

Shkup, 13 shkurt - VMRO-DPMNE-ja kritikon ashpër fillimin e rigjykimit të rastit “Monstra”. Sipas partisë së Hristijan Mickoskit, të akuzuarit në këtë rast kanë besimin e plotë nga gjyqi se nuk do ta përsërisin veprën dhe nuk do të arratisen.

Partia opozitare madje akuzon partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI për marrëveshje politike për sipas tyre, lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi, marrëveshje kjo e cila siç thonë ata buron nga Platforma e Tiranës.

© ZHURNAL 13.02.2018, 16:30 | Xh.I. | 2,903 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."