Nuhiu takon ambasadorin e Francës
maqedonia
Nuhiu takon ambasadorin e Francës

Nuhiu takon ambasadorin e Francës

Shkup, 13 shkurt - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka takuar ambasadorin e Francës Christian Thimonier. Në këtë takim është konfirmuar mbështetja e Francës në drejtim të përforcimit të siguris dhe sundimit të drejtësisë.

 

“Në takimin me ambasadorin Republikës së Francës në Maqedoni, shkëlqesinë e tij z. Christian Thimonier rikonfirmuam bashkëpunimin dhe mbështetjen e Francës në rrugëtimin tonë për sigurinë në vend dhe rajon, për shtetin e së drejtës dhe sundimin e drejtësisë!”, ka shkruar në Facebook zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.

© ZHURNAL 13.02.2018, 16:28 | D.J. | 797 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."