ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Showbiz
Nuk mjaftohet me pak! Kim vjen sërish ‘e zjarrtë’ para pasqyrës

Kim Kardashian nuk po kursehet së provokuari nëpërmjet rrjeteve sociale. Së fundmi erdhi me një pozë joshëse por si duket nuk është mjaftuar ma kaq, shkruan lajmi.net Menjëherë pas publikimit të një imazhi ku shihet e veshur ngusht ajo ka publikuar menjëherë një foto

Screenshot_1-50-650x358.jpg

Kim Kardashian nuk po kursehet së provokuari nëpërmjet rrjeteve sociale.

 

Së fundmi erdhi me një pozë joshëse por si duket nuk është mjaftuar ma kaq, shkruan lajmi.net

 

Menjëherë pas publikimit të një imazhi ku shihet e veshur ngusht ajo ka publikuar menjëherë një foto të ‘zjarrtë’ para pasqyrës.

 

Me të brendshme të zeza dhe grim në fytyrë deri në detaje, Kim ka rrëmbyer sërish fuqishëm vëmendjen

 

Forgot to post this last night

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

 

Fendi Fan

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 16:55  | Z.H. | 9,511 i lexuar

 

 

 

Kongresistë nga SHBA-ja i drejtohen Zaevit: Është koha të konfirmohet vullneti i votuesve për ndërlidhjen e tyre me Perëndimin

Shkup, 15 tetor - Komisioni për partneritet demokratik i Dhomës përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së në letrën adresuar kryeministrit Zoran Zaev shprehë inkurajim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese të cilat janë tëp domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës edhe krahas sfidave pas referendumit, mes të cilave edhe përpjekjet e hapura dhe të mbuluara ruse për ta minuar Marrëveshjen.

Letra, të cilën e pranoi kryeministri i Maqedonisë, është nënshkruar nga Piter Roskam, kryesues nga Partia republikane dhe Dejvid Prajs, zëvendës-kryesues nga Partia demokratike, ndërkaq është dërguar në emër të 20 kongresistëve, republikanë dhe demokratë.

Kongresistët nga ky Komision, mandati i të cilit është të bashkëpunojë me vendet partnere të SHBA-së për zhvillim të institucioneve efikase dhe përgjegjëse, në letrën drejtuar Zaevit dhe Qeverisë përgëzojnë për shumicën e madhe të votave "për" në referendum dhe theksojnë se Kongresi amerikan mbetet fuqishëm me qytetarët e Republikës së Maqedonisë në aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO dhe BE.

"Demorkacia nuk është vetëm mbajtje e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, por  ajo që ndodhë mes dy cikleve zgjedhore. Tani është koha që bota ta shohë energjinë e demokracisë në Maqedoni, përmes konfirmimit të vullnetit të votuesve për ndërlidhjen e tyre me botën perëndimore", thuhet në letër.

Kongresistët amerikanë theksojnë se kontesti për emrin me Greqinë ka qëndruar tejet gjatë në rrugën e integrimeve euroatlantike të cilat do të thonë përfitime për qytetarët e Maqedonisë dhe se është koha që kontestet e këtilla të lihen anash, përmes angazhimit për përparim përfundimtar.

Nëshkruesit e letrës theksojnë se Kongresi i SHBA-së mbetet edhe më tutje i përkushtuar në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe i inspiruar nga rruga demokratike nëpër të cilin ecin qytetarët e Republikës së Maqedonisë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 12:15  | Z.H. | 93 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.