Zaharieva: Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor është në kohë të duhur dhe e drejtë
maqedonia
Zaharieva: Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor është në kohë të duhur dhe e drejtë

Zaharieva: Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor është në kohë të duhur dhe e drejtë

Shkup, 13 shkurt - Strategjia për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është në kohë të duhur, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila ishte pjesëmarrëse në diskutimin "E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe strategjia e re për zgjerimin e BE-së".

"Në strategji shohim shumë anë pozitive", tha Zaharieva.

Ajo vlerësoi se Strategjia është në kohën e duhur, gjithëpërfshirëse dhe frymëzuese. Sipas saj, Strategjia është dokument shumë i drejtë, sepse i thekson qartë sfidat para secilit vend.

"Ai është dokument afatgjatë, jep datë mjaftë ambicioze - vitin 2025", deklaroi ajo dhe shtoi se gjithashtu strategjia tregon qartë se nuk do të ketë kompromise me kriteret.

"Dokumenti është stimulues, frymëzues, por gjithashtu edhe real, tregon qartë cilat janë sfidat dhe çfarë duhet të ndodhë", deklaroi Zaharieva.

Theksimi i një date indikative mund të jetë nxitje, konsideron Zaharieva dhe Strategjinë e quajti dokument i hapur dhe i ndershëm.

Ajo u shpreh e kënaqur që Strategjia gjithashtu është e fokusuar tek të rinjtë, në krijimin e vendeve të punës, në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe digjitale.

Zaharieva theksoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor domethënë siguri, stabilitet dhe prosperitet të BE-së.

Ministrja gjithashtu, komentoi se ekzistojnë dy lloj lodhjesh - lodhje nga zgjerimi midis numrit të madh të qytetarëve dhe elitave politike të vendeve anëtare të BE-së, që është si rezultat i problemeve të shumta me të cilat përballet BE-ja vitet e fundit dhe lodhja nga reformat dhe nënvlerësimi i disa prej vendeve-kandidate.

Ajo theksoi se Bullgarinë e ka vendosur shumë lartë, si një nga prioritetet themelore në presidencën e saj, perspektivën evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu bindje, se ai fokus ndaj Ballkanit Perëndimor nuk do të përfundojë me gjashtë muajt e presidencës bullgare.

© ZHURNAL 13.02.2018, 16:02 | Xh.I. | 1,529 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."