« Analistët » Ligji për gjuhët, shqiptarët të jenë unikë në qëndrime
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Nikollovski: Subvencione më të mëdha për duhanin për rekoltën e re
134108638.jpg

Shkup, 13 shkurt - Duke filluar nga rekolta për vitin 2017 kultivuesit e duhanit do të marrin subvencione më të larta për një kilogram të dorëzuar duhan, paralajmëroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Kjo, siç tha, në konferencën e sotme për media është mundësuar me pranimin e dispozitës për pagesa të drejtpërdrejta për vitin 2018 e miratuar në seancën e sotme të Qeverisë me të cilën është definuar që subvencioni për klasin e parë të duhanit të arrijë 80 denarë për kilogram, për klasin e dytë 70 denarë, ndërsa për klasin e tretë dhe të katërt, si dhe për të dy klaset shtesë 60 denarë për një kilogram.

"Në këtë mënyrë do t'i motivojmë kultivuesit e duhanit jo vetëm ta rrisin prodhimin e duhanit, por edhe të orientohen drejt prodhimit të duhanit me cilësor që të fitojnë subvencion më të lartë", tha Nikollovski.

Shtoi, se politikat e ardhshme në zhvillimin e kultivimit të duhanit do të realizohen jo vetëm përmes subvencioneve të rritura për duhanin, por edhe përmes ndryshimeve në ligjin e ri për duhan dhe prodhime të duhanit.

"Me ligjin e ri, i cili tashmë është përpiluar dhe pritet së shpejti të miratohet do të hiqen parashtrimi i listave evidente. Kultivuesit e duhanit drejtpërdrejtë do të lidhin marrëveshje me ndërmarrjet blerëse dhe në këtë mënyrë do t'ua lehtësojmë procedurën administrative për lidhje të marrëveshjeve për prodhim", thekson Nikollovski.

Theksoi se rekolta për vitin 2017 është një prej më të mirave dhe shtoi se blerja përfundon me çmimin e arritur blerëse mbi mesataren prej 217,5 denarë për një kilogram, ndërsa duhani, siç tha, ishte me cilësi të shkëlqyer dhe pothuajse nuk kishte klas të katërt.

Politikat e Qeverisë në kultivimin e duhanit, siç tha, bëhen në pajtim me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe shtoi se Qeveria do ta pranojë vërejtjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të prodhohet më pak duhan, për siç tha, me para të IPA fondeve parashikohen projekte për kthimin e tokës bujqësore të mbjellë me duhan për kultivimin e kulturave tjera. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 16:22  | D.J. | 697 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Foto » Pandeli Majko në “konakun” e Lazim Destanit
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.