ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Optimizëm se çështja e emrit zgjidhet brenda tre muajve

Bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë janë intensifikuar si asnjëherë më parë, me takime të nivelit të lartë.

8D7DDCDE-EA01-4775-95E0-AE5DD7F4672F_cx0_cy1_cw0_w1023_r1_s.jpg

Shkup, 13 shkurt - Bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë janë intensifikuar si asnjëherë më parë, me takime të nivelit të lartë.

Takimi i sotëm mes ministrave të Punëve të Jashtme të të dy vendeve me ndërmjetësin, Mattheë Nimetz në Vjenë të Austrisë, pritet të hyjë në thelbin e kontestit pas gatishmërisë së Qeverisë së Maqedonisë për pranimin e një emri me përcaktim gjeografik si: Maqedonia e Epërme, Maqedonia Veriore, Maqedonia e Vardarit apo Maqedonia (Shkupi). Një takim mes dy ministrave është mbajtur edhe mbrëmë po në Vjenë, por detaje nuk janë dhënë nga asnjëra pale, transmeton Rel, Shkruan Zhurnal.

Takimet pritet të shtrihen edhe në nivelin e kryeministrave, por detaje për kohën dhe vendin e takimit ende nuk janë kumtuar. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur bindjen se deri nga fundi i muajit maj mund të ketë një zgjidhje të mundshme, por edhe ai nuk ka saktësuar detaje. Zaev ka theksuar se Qeveria mbetet në qëndrimin se zgjidhja nuk duhet të përfshijë edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Ndërkaq zëvendëskryeministrja, Radmilla Sheqerinska thotë se bazuar në qëndrimet e deritanishme edhe të zyrtarëve perëndimorë, anëtarësimi i vendit në institucionet euroatlantike nuk është i lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, por me kritere tjera që po ashtu janë edhe në interes të qytetarëve të vendit.

“Absolutisht vlerësoj se shkelja e ligjeve apo e Kushtetutës nuk duhet të jetë pjesë e obligimeve që duhet të përmbushë Maqedonia, pasi një ndër kushtet kryesor është sundimi i së drejtës. Kjo është theksuar edhe nga vetë Aleanca e Atlantikut të Veriut në samitin e fundit, kur riafirmoi qëndrimin për të pranuar Maqedoninë në mesin e saj. Pra, përveç kontestit me Greqinë si kritere që shihet si me prioritet janë sundimi i ligjit, zgjedhjet e besueshme, media të pavarur dhe rritje e transparencës dhe e përgjegjësisë së institucioneve. Këto kritere kërkohen edhe nga qytetarët tanë kështu që jo rastësisht NATO dhe BE shihet nga ana e tyre si aleatët më të fuqishëm të vendit”, thotë Sheqerinska.

Në deklaratat e zyrtarëve grekë që transmetojnë mediat në Maqedoni, bëhet e qartë se Athina do të insistojë me çdo kusht që zgjidhja të përfshijë edhe ndryshimin e Kushtetutës. Me këtë pala greke kërkon që përveç emrit të ndryshojë edhe identiteti dhe gjuha.

Opozita në Maqedoni ka akuzuar ndërkohë institucionet për mungesë të transparencës, duke shprehur dyshimet se Qeveria po negocion edhe ndryshime tjera, përveç emrit.

“Jemi dëshmitar të pazareve të turpshme me interesat më të larta shtetërore. Maqedonia dhe populli maqedon nuk kanë merituar një sjellje të këtillë nga Zoran Zaev dhe garnitura qeveritare. Qytetarët janë të shqetësuar dhe presin që Qeveria t’i mbrojë interesat kombëtare”, ka deklaruar Igor Janjushev nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Dallime në qëndrime ka edhe mes partive shqiptare. Opozita, por edhe forumi i intelektualëve shqiptarë kanë reaguar lidhur me mospërfshirjen e shqiptarëve në negociata, ndërsa thonë se do të kundërshtojnë çdo zgjidhje e cila nuk pasqyron realitetin demografik në Maqedoni.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se shqiptarët janë pjesë e procesit dhe se sipas saj me rëndësi për momentin është që të ketë zgjidhje e cila do të zhbllokonte procesin eurointegrues.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 16:19  | D.J. | 707 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | D.J. | 5.637 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.