« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
« INTERVISTË » Ernest Luma: Shqiptarët në Maqedoni nuk duhet te ndalen
ernest-luma.jpg

Shkup, 13 shkurt - Analisti politik nga Kosova, Ernest Luma në një intervistë për Zhurnal, ka folur aktualitetin politik në Maqedoni dhe raportet Kosovë – Maqedoni. Ai thotë se Qeveria dhe institucionet tjera të Kosovën po e bëjnë dhe duhet ta bëjnë punën e tyre, jo vetëm në realcion me Maqedoninë, por me të gjithë të tjerët në rajon.

Zhurnal: Sipas një hulumtimi të fundit, maqedonasit kanë nostaligji të madhe ndaj Serbisë, ndërsa shtetin e Kosoves thuaj se nuk e llogarisinë fare. Pse ende ky mentalitet?

Ernest Luma: Mendoj se komuniteti maqedon në Maqedoni, ende nuk ka arritur ta bëjë dallimin me të tjerët në rajon, në raport me shqiptarët, çështjen dhe çështjen shqiptare e, sidomos, me Kosovën si kryetemë e kësaj çështjeje. Të gjithë ata që janë në hipotekë të së kaluarës, në raport me kauzën shqiptare, e kanë të vështirë të çlirohen nga ky kompleks, nga albanofobia. Megjithatë, sa më shpejtë që do ta bëjnë këtë shkëputje dhe të kurohen nga kjo frikë, aq më mirë do të jetë, në radhë të parë për ta. Edhe maqedonët duhet të zbresin me këmbë në tokë, ta prekin realitetin dhe ta pranojnë të vërtetën për shqiptarët dhe për Kosovën, në veçanti.

Zhurnal: Kryeministri Haradinaj dhe zyrtar të qeverisë së tij po orvaten nga ana tjetër për përafërim diplomatik dhe ekonomik me Maqedoninë. Si e vlërsoni linjën politiko ekonomike Kosovë-Maqedoni?

Ernest Luma: Qeveria dhe institucionet tjera të Kosovën po e bëjnë dhe duhet ta bëjnë punën e tyre, jo vetëm në realcion me Maqedoninë, por me të gjithë të tjerët në rajon. Vendi ynë, por edhe shqiptarët në përgjithësi, janë përcaktuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Megjithatë, është i pamjaftueshëm ky vullnet dhe ky përcaktim, po që se nuk ndiqet reciprokisht edhe nga të tjerët.

Zhurnal: A po i përmbahet kryeministri maqedonas premtimeve ndaj shqiptarëve të Maqedonosë?

Ernest Luma: Sikur edhe kryeministrat tjerë, edhe ky po iu eskivon obligimeve ndaj shqiptarëve, si popull shtetformues në Maqedoni. Megjithatë, shqiptarët nuk duhet të mbeten peng i shpresës te të tjerët apo i mbajtjes së premtimeve nga të tjerët, për realizimin e të drejtave të tyre. Shqiptarët në Maqedoni nuk duhet te ndalen. Duhet të luftojnë me të gjitha metodat politike, për të qenë popull shtetformues me status e kushtetutë në Maqedoni.

Zhurnal: Kryeministri Rama a po bën mjaftueshëm angazhime për shqiptarët e Maqedonisë dhe të tjerëve jashtë kufijëve?

Ernest Luma: Kryeministri Rama nuk mund të them se ka bërë mjaftueshëm deri më tani për shqiptarët në Maqedoni dhe për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, por, kryeministri Rama është në mesin e kryeministrave të Shqipërisë që kanë bërë më së shumti në këtë drejtim. Megjithatë, është ende larg maksimumit që mund ta japë një kryeministër në Tiranë, për shqiptarët e jashtë 1913-tës.

Zhurnal: Pse dështojë opozita shqiptare në Maqedoni. A kanë opozitë shqiptarët e Maqedonisë?

Ernest Luma: Dështimi i opozitës shqiptarë në Maqedoni, mund te jetë i parakushtëzuar nga rrethanorë të shumtë. Dallueshëm prej shqiptarëve në treva të tjera, shqiptarët në Maqedoni, sipas mendimit tim, e kanë më të theksuar lidhjen kyçe të çështjes nacionale me përkatësinë religjioze. Konsideroj se këto ndërlidhje nuk janë të shëndetshme për popujjt dhe aspiratat a tyre nacionale. Ndërlidhjen apo mishërimin religjion/komb e kanë bërë popujt e Evropës mesjetare, të cilët më vonë u shkëputën nga kjo qasje apo kjo filozofi, ndërsa sot e bëjnë vende të caktuara të Lindjes, dhe qarqe të tjera panortodokse, të cilat, p.sh. synojnë ta mbushin mospasjen e një kaluare të tyre, duke u fshehur pas mjekrrave të popave. Dallueshëm prej tyre dhe të tillëve, shqiptarët kanë të kaluar t ëpasur dhe kanë identitet, andaj kauzën kombëtare nuk kanë nevojë ta mbrojnë te pragu i kishës apo i xhamisë, të cilat për mua nuk janë mëkat apo gjynah, por janë të tepërtae të panevojshme në tavolinën e çështjes nacionale.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 17:00  | D.J. | 4,220 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.