ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Butaris: Asnjëherë nuk propozova të ndryshojë emri i aeroportit

Gabimisht u interpretuan deklaratat e mia, asnjëherë nuk propozova ndryshim të emrit të aeroportit, thotë kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris, në një deklaratë për mediat, pas reagimeve që i shkaktoi, duke folur mbrëmë në takimin e këshillit komunal dhe mëngjesin e

134108637.jpg

Selanik, 13 shkurt - Gabimisht u interpretuan deklaratat e mia, asnjëherë nuk propozova ndryshim të emrit të aeroportit, thotë kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris, në një deklaratë për mediat, pas reagimeve që i shkaktoi, duke folur mbrëmë në takimin e këshillit komunal dhe mëngjesin e sotëm për televizionin grek Skaj.

Butaris, shprehu keqardhje që, siç tha është nxjerrë dhe publikuar vetëm një pjesë e deklaratave, e jo qëndrimet në tërësi nga takimi i djeshëm, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

"Nuk propozova, nuk propozoj dhe nuk do të propozoj ndryshim të emrit, thjeshtë e shpreha shqetësimin tim. Atë që e thash dhe nuk e mohoj është se në këtë çështje kemi humbur, 130-150 vende, sado që të jenë, e kanë njohur vendin me emrin Maqedonia. Edhe ne, për fat të keq, me përgjegjësi të qeverive greke në 25 vitet e fundit, kemi humbur. Dhe kjo duhet të na shqetësojë", tha Butaris në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në Selanik.

Lidhur me intervistën telefonike në emisionin e mëngjesit në televizionin grek Skaj, në të cilin e përmendi emrin e basketbollistit grek Galis si variant të mundëm për emër të aeroportit të Selanikut, Butaris thotë se ka fjetur kur e kanë kërkuar.

"Papritmas, në mëngjes më lajmërohen nga Skaj, unë flija dhe më hutuan. Nuk kërkova asnjëherë ndryshim të emrit Maqedonia. Për Nikos Galis, që është përmendur, më pyeti një zonjë nga Skaj, nuk ia mbaj mend emrin, kur do të propozohej ndryshim i emrit, çka do të propozonit dhe unë normalisht thash Nikos Galis", shpjegoi Butaris, transmeton MIA.

Lidhur me bisedimet për emrin, kryebashkiaku i Selanikut, tha se duhet të arrihet marrëveshje çka do të jetë e mirë edhe për të dyja palët.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 16:12  | D.J. | 1,182 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | D.J. | 5.614 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.