ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
Bilalli: PSP-ja të merret me rastin “Monstra”
bilalli_1.jpg

Shkup, 13 shkurt - Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të mbaj duart larg përfaqësimit të aktakuzës në rastin “Monstra” deri sa nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Nga Specialja njoftuan shkurt se ka procedurë para-hetimore por çdo gjë tjetër mbetet besueshmëri e hetimit. Për mbrojtjen ishte e pa pritshme akuza e njëjtë por u shprehen optimist se deri në seancën e radhës nuk përjashtohet mundësia që në proces të kyçet edhe PSP-ja. Ekspertët komentojnë nevojën e kyçjes së ekipit të Katica Janevas në rigjykim. Juristja Arta Zendeli vlerëson se Specialja duhet të përfshihet në këtë rast pasi që provat dhe dëshmitarët e tyre do ta zbardhnin të vërtetën.

"Për shkak se bëhet fjalë për një proces i cili do të rigjykohet dhe dëshira akoma ekziston se kjo lëndë duhet të ndiqet nga PSP, mendoj se kjo e fundit duhet të jetë më e vendosur në punën e saj pasi që gëzon një besim të madh në opinion, sepse pritet zgjidhja e rasteve. Duhet të kyçet në këtë rast sepse duam ta shohim të procedohet nga PSP dhe më këtë të arsyeton besimin të cilin e gëzon si institucion i cili më së miri mund të menaxhon me situatat kritike në sistemin e drejtësisë në vend", deklaroi Arta Billali Zendeli, Juriste.

Ditë më parë filloi rigjykimi i rastit “Monstra”. Prokurori Naum Panovski mbrojti të njëjtën aktakuzë, gjegjësisht atë për terrorizëm të shtruar nga ish Prokurorja Gordana Geshkovska. Seanca e djeshme u anulua për shkak të mos përfshirjes së të akuzuarit Sami Luta në akuzë bashkë me të akuzuarit e tjerë. Palët u pajtuan që rasti të rigjykohet në mungesë të dy të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Mbrojtja në rigjykim fillimisht do të kërkojë veturën e dyshimtë Opel Omega, duke pritur në të njëjtën kohë që Specialja të zbardh të vërtetën e dëshmitarit të vetëm të mbrojtur në këtë rast. Më 24 nëntor të vitit kaluar më kërkesë të Prokurorisë Publike mbi dyshimet e hedhura ndaj akuzës për terrorizëm dhe mundësisë për rrethana të reja që mund të burojnë nga bisedat e përgjuara, Gjykata Supreme unanimisht vendosi për kthimin e lëndës në shkallën e parë. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012 me burg të përjetshëm u dënuan gjashtë persona: Alil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq. Nga akuza ishte liruar Rami Sejdii.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 16:07  | Xh.I. | 941 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<