ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Lajme nga Maqedonia
« Ekspertët » Nga zgjidhja e kontestit Greqi-Maqedoni fitojnë të dyja palët
greqi_1.jpg

Shkup, 13 shkurt - Nga zgjidhja e kontestit shumëvjeçar me emrin Maqedonia do të përfitojë në rrugën e saj euro-atlantike kurse Greqia do të jetë përfituese e madhe ekonomike, vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre, cila do qoftë zgjidhja, asnjëra palë nuk mund të jetë humbëse.

"Diplomacia e zgjidhjes së konflikteve në mënyrë paqësore, parasheh dobi të ndryshme. Një ndër to është edhe dhënia e privilegjeve ekonomike Qeverive që janë në këtë proces. Në këtë aspekt, Qeveria e Greqisë supozoj do të mund të përfitojë në zbutjen e masave të shtrëngimit ashtu siç i quan BE-ja, faljen eventuale të borxheve ndaj vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa Maqedonia eventualisht mund të përfitojë në investime në ndonjë projekt ekonomik të madh", tha Muhamet Halili, ish diplomat.

"Presioni ndaj nesh është i njohur. Bëhet fjalë për hyrje në NATO dhe negociata me BE-në. Por edhe ndaj Ciprasit ka presion me krizën ekonomike, p.sh. Pjer Moskovisi komisar për financa i BE-së dje qëndroi në Athinë dhe deklaroi se në gusht e sheh fundin e tunelit të krizës ekonomike në Greqi. Pra, Evropa paralajmëron se nuk do të ketë më programe të reja ekonomike me të cilat grekëve iu imponohet që të shtrëngojnë rripin dhe të kursejnë, por do të duhet të ketë njëfarë post-programi për monitorimin e zbatimit të masave ekonomike", u shpreh Svetllana Jovanovska.

Sipas ekspertëve ndër tjera, me zgjidhjen e emrit, Greqisë do t’i përmirësohej rejtingu në NATO dhe BE; do t’i zvogëlohej presioni që ka nga bashkësia ndërkombëtare në kontestin me Turqinë si dhe do të bëhej shembull në rajon për shtetet tjera që kanë konteste për të zgjidhur.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 16:34  | Xh.I. | 741 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<