ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër

 

Lajme nga Maqedonia
Butaris i kritikuar për deklaratën e tij për riemërimin e aeroportit dhe stacionit të autobusëve në Selanik
134108434.jpg

Shkup, 13 shkurt - Valë reagimesh në Greqi shkaktoi deklarata e kryebashkiakut të Selanikut Janis Butaris lidhur me atë se a duhet të mendojnë edhe ata për ndërrimin e emrave të aeroportit dhe stacionit të autobusëve në Selanik, të cilët e mbajnë emrin "Maqedonia", raportoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

"Propozimi i Butarisit është propozim i tij, mendoj se nuk hyn në planet e Qeverisë greke dhe mendoj se nuk është propozim që në këtë moment do të mund të shqyrtohet", komenton për televizionin Skaj zëvendësministri i Marinës Detare, Nektarios Santorinjos.

"Kryebashkiaku t'i lërë diplomacinë dhe negociatat e diplomatëve dhe të merret me detyrat e tij, për shembull, me pastrimin dhe grumbullimin e plehrave në qytetin e tij", ka reaguar në Twitter përgjegjësi për politikë të jashtme në opozitën Demokracia e Re.

Anëtari i grupit opozitar në këshillin komunal të qytetit të Salanikut, Stavros Kalafatis, kërkoi Butaris të japë dorëheqje.

Nga stacioni ndërurban i autobusëve në Selanik, i cili quhet "Maqedonia", për portalin informativ të Selanikut "Thestival", thonë se nuk kanë asnjë qëllim, as të mendojnë për ndërrimin e emrit.

"Nuk kemi qëllim të tillë dhe nuk di pse do të ndërrohej emri i stacionit. Stacioni është privat dhe as nuk bisedojmë për një gjë të tillë", thotë Janis Lambrgu, kryetar i stacionit ndërkombëtar të autobusëve në Selanik.

Duke folur para këshillit komunal, kryebashkiaku i Selanikut mbrëmë e paraqiti dilemën se çfarë do të bëjë Greqia me emrin "Maqedonia" të aeroporti dhe stacionit të autobusëve, me shpjegim se shumë njerëz që arrijnë në aeroportin e Selanikut "Maqedonia" mendojnë se janë në Shkup.

Janis Butaris, siç paraprakisht publikoi MIA, duke folur në mëngjes për TV Skaj, sqaroi se nuk kishte thënë se duhet të ndërrohen emrat, por thjesht kishte parashtruar pyetjen se çfarë duhet të bëjë Greqia.

"Nuk thashë se duhet t'i ndryshojmë. Thashë se do të kemi problem,  e tashmë kemi problem me aeroportin "Maqedonia", sepse të huajt e dinë Shkupin si Maqedoni, vijnë në aeroportin "Maqedonia" dhe janë të hutuar", sqaroi kryebashkiaku i Selanikut.

Gazetari i TV Skaj, kujtoi se në të kaluarën aeroporti i Selanikut quhej "Mikra", që sipas Butaris, emrin e ndërroi në "Maqedonia", pas protestave të vitit 1992.

Ju tani propozoni përsëri të quhet "Mikra", pyeti gazetari nga Skaj.

"Jo. Por, shihni, nëse ndonjëherë parashtrohet pyetje për riemërimin dhe mendohet për emër do të kisha propozuar ta emërtonim Nikos Galis", sqaroi Butaris, duke përmendur emrin e basketbollistit të njohur grek.

Pas gjithë këtyre reagimeve në Greqi, Janis Butaris, thirri konferencë të jashtëzakonshme për media për çështjen konkrete, që të sqarojë se çfarë ka menduar saktësisht.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 15:51  | Xh.I. | 498 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<