ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Bota
Regjimi i Asadit ka vrarë 1.357 civilë me armë kimike
kimik-atack-804x380.jpg

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se regjimi i Bashar al-Asadit deri më tani ka ndërmarrë 211 sulme me armë kimike ndaj vendbanimeve civile, duke vrarë gjithsej 1.421 persona, prej të cilëve 1.357 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një raporti, SNRH tha se 33 sulme kimike janë ndërmarrë para rezolutës 2118 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), kurse 178 pas rezoltës.

Po ashtu, siç njoftohet në raport, tetë nga 178 sulme kanë ndodhur pas vendimit për krijimin e zonave të deeskalimit sipas marrëveshjeve të Astanas.

Duke tërhequr vëmendjen në sulmin kimik të regjimit të Asadit në distriktin Serakib të Idlibit më 4 shkurt, SNHR rikujton se gjatë sulmit nga helikopterët ishin hedhur bomba fuçi me përmbajtje klori.

– Në sulmet kimike 1.357 civilë të vdekur

Sipas raportit, në mesin e të vrarëve nga sulmet me armë kimike janë 57 opozitarë ushtarakë, 244 gra, 187 fëmijë dhe shtatë ushtarë të regjimit të burgosur nga opozitarët, konkretisht 1.421 persona, prej të cilëve 1.357 civilë.

Në pjesën e rekomandimeve, rrjeti sirian bën thirrje për qëndrim të ashpër dhe serioz ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e regjimit, ndëshkimin e sulmeve dhe shpëndarjen e maskave të mjaftueshme për popullatën në zonat e opozitarëve si masë ndaj sulmeve të mundshme.

Përdorimi i armëve kimike nga ana e regjimit të Asadit duhej të përfundonte më 19 gusht të vitit 2014, meqenëse pas vrasjes së 1.400 civilëve me armë kimike në Gutën Lindore më 21 gusht të vitit 2013, ai ishte përfshirë në procesin e asgjësimit të rezervave të marrë përsipër nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Hapjen e këtij procesi e kishte mundësuar Rusia për të penguar intervenimin e paralajmëruar nga SHBA-të. Megjithatë, pasi Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike njoftoi se ka përfunduar asgjësimi i të gjithë rezervave, regjimi i Asadit, krahas vrasjeve, vazhdoi edhe sulmet kimike për frikësimin dhe dëbimin e popullatës.

Misioni i përbashkët i OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, i njohur si Mekanizmi i Përbashkët Hetimor (JIM), më 27 tetor të vitit 2017 i paraqit KS-OKB-së një raport, sipas të cilit regjimi mban përgjegjësinë për maskarën me armë kimike në Han Shejhun më 4 prill të vitit 2017, në të cilin jetën humbën të paktën 100 civilë.

Vendimi i JIM-it nuk është i mjaftueshëm për gjykimin e përgjegjësve të masakrës para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). Meqenëse Siria nuk është anëtare e GJNP-së, regjimi duhet të dërgohet në GJNP nga KS-OKB, në të cilën deri më tani nuk është hedhur ndonjë hap. Ndërkohë, regjimi i Asadit vazhdon të përdorë armët kimike.

Së fundmi, 12 civilë u prekën nga sulmi me armë kimike në Serakib më 4 shkurt.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 15:34  | Xh.I. | 535 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<