« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Moti i keq, policia e shtetit apel shoferëve: Bëni kujdes me lëvizjen!
cache-210-166-strict-324763_1.jpg

Tiranë, 13 shkurt - Nisur nga vërshimi i shumtë i informacioneve nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në rrugë për të parandaluar aksidentet të mundshme rrugore.

Policia Rrugore në shërbim, po monitoron situatën në akset rrugore të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Fierit e Shkodrës ku prania e reshjeve është më intensive.

Mjetet e shërbimit të Policisë Rrugore do të jenë në lëvizje të vazhdueshme dhe në raste të veçanta do të përdorin edhe mjetet e sinjalizimit shtesë, gjatë patrullimit në të gjitha akset rrugore, duke u tërhequr vëmendjen përdoruesve të rrugës, të zbatojnë normat e sjelljes në rrugë.

Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugës dhe nënkontraktorët për vënien në gatishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe dhënien e ndihmës në rrugë. Ajo porosit që në zonat ku parashikohen reshje dëbore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë në rastet kur në sipërfaqen e rrugës ka prani dëbore dhe akulli.

Në akset ku ka më shumë prezencë të reshjeve, Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policive përkatëse janë vënë në ndihmë të Policisë Rrugore. Në gatishmëri janë edhe disa grupe të FNSH-së Shkodër, Tiranë, e Fier.

Policia e Shtetit është në gatishmëri dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.

d.gj/ shqiptarja.com

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 15:28  | Xh.I. | 273 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.