ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Sport
Taulant Xhaka për UEFA-n: Nisa si mbledhës topash, tash luaj në Champions League

Emri Xhaka është me nam të mirë në klubin zviceran të futbollit, Basel.

screenshot-2_1518526438-5557395.png.jpg

Emri Xhaka është me nam të mirë në klubin zviceran të futbollit, Basel.

Dikur Taulant dhe Granit Xhaka veshën së bashku fanellën kuq e kaltër, derisa Graniti, 25-vjeçar, tani luan për Arsenalin në Premierligë, vëllai i tij i madh, Taulanti, ende i qëndron besnik klubit të fëmijërisë së tij, Baselit, raporton Express.

“Bashkë me vëllain tim, kemi luajtur për të gjitha ekipet junior që prej moshës 12 deri në 21 vjeçare deri kur na erdhi kërkesa për të luajtur në skuadrën e parë, të dyve, e cila na e bëri ëndrrën realitet, për të cilën jam shumë krenar”, ka thënë Taulant Xhaka për UEFA.com.

Vëllezërit nga Kosova e kanë hedhur së bashku pothuajse çdo hap të zhvillimit të tyre, gjë që natyrisht është përparësi e madhe, sepse nuk kanë qenë plotësisht të vetëm në rrugëtimin e tyre.

“Gjithmonë i kemi dhënë njëri-tjetrit këshilla, dhe nëse diçka shkonte keq, ai ma thoshte troç, njëjtë siç bëja dhe unë. Mendoj se kjo na ka bashkuar goxha shumë”, ka shtuar Taulanti, transmeton Express.

Megjithatë, Taulantit i mori kohë ta bëjë hapin shpërthyes në Basel, pasi së pari u huazua për dy vite në Grasshoppers. Atje, mesfushori i Kombëtares shqiptare u pjek dhe u bë startues i rregullt në “St. Jakob-Park” pas rikthimit.

“Nisa si mbledhës topash. Ia kam dalë hap pas hapi dhe tani luaj në këtë stadium”, ka thënë Xhaka me krenari.

Xhaka do të ndeshet sonte kundër Manchester Cityt në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 15:25  | Xh.I. | 688 i lexuar

 

 

 

A do të votojë ish ministrja e kulturës ndryshimet Kushtetuese!

Shkup, 16 tetor - Ish ministrja e kulturës Ganka Cvetanova i ka bërë thirrje publike ish-ministres së Kulturës dhe deputete nga VMRO DPMNE, Elizabeta Kançeska Milevska, duke e pyetur se a do të votojë për ndryshimet kushtetuese.

“Publikisht dhe pa mëdyshje pyes ish ministren nëse është e vendosur të votojë ndryshimet kushtetuese! Së paku ajo i ka borxh aq shumë kulturës së Maqedonisë të cilën e ka udhëhequr në 11 vitet e fundit!", ka shkruar nëpërmjet Twitterit, Cvetanova, njofton "Zhurnal".

Ndryshe, Kançeska Milevska nga foltorja u kërkoi krerëve politikë të ulen së bashku dhe përmes dialogut të arrijnë konsensus në vend që me forcë vendosin ndonjë Marrëveshje.

“Pas mbylljes debatit, ne nuk do të votojmë nëse menjëherë do të ndryshojë Kushtetuta, por ne do të vendosim nëse ne mund të bëjmë diçka për Marrëveshjen ose jo", tha deputetja nga VMRO- DPMNE, Elizabeta Kanceska Milevska seancën e sotme parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 21:14  | Xh.I. | 23 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.