ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

 

Sport
Shefi i Federatës së Futbollit të Argjentinës i kërkon Messit të luajë më pak për Barcelonën
15185126683725_1518530591-267435.jpg

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ka thënë se i ka kërkuar Lionel Messit të luajë më pak për Barcelonën në mënyrë që të jetë më i freskët për Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.

Messi është në formë fantastike për Barcelonën këtë sezon, e cila i prin La Ligës shumë më lart se të tjerët në krye të tabelës, por në Argjentinë shpresojnë se magjiku i tyre nuk do të shterohet deri në verë, transmeton Express.

“Shpresoj se të gjithë lojtarët do ta gëzojnë formën e njëjtë [ në Kupë të Botës] sikurse që e kanë tani”, ka thënë Tapia.

Ai thotë se si gjithmonë, Messi është shumë i fortë, ndërkohë që i pëlqen edhe mënyra se si po luan Aguero.

“Sergio Aguero po luan futboll fantastik dhe Lionel Messi është gjithmonë i fortë. Kemi folur me Messin në mënyrë që ai të kujdeset për veten dhe të luajë më pak për Barcelonën”, shtoi ai.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 15:23  | Xh.I. | 585 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<