ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Bota
Gruaja e djalit të Trumpit dërgohet në spital

Gruaja e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është dërguar në spital pasi ka hapur një zarf me pluhur të bardhë,

Djali-i-Trumpit-640x395-480x296.jpg

Gruaja e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është dërguar në spital pasi ka hapur një zarf me pluhur të bardhë, bëri të ditur policia.

Letra i është adresuar Donal Trump Jr, djalit të madh të presidentit, në apartamentin e tij në Menhatën, transmeton REL.

Vanessa Trump dhe dy të tjerë në vendin e ngjarjes janë dekontaminuar nga zjarrfikësit dhe janë dërguar në spital për ekzaminim.

Policia në Nju Jork ka thënë se e ka testuar pluhurin e bardhë në zarf dhe ka konfirmuar se nuk ka qenë i rrezikshëm.

Policia ka thënë se zonja Trump nuk duket se ka prekur fizikisht substancën.

Trump Jr ka shkruar më pas në Twitter se familja e tij është mirë, ndërsa incidentin e ka cilësuar si “të neveritshëm”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 14:09  | Xh.I. | 796 i lexuar

 

 

 

Qeveria do të hap qendër informative për integrimet euroatlantike

Shkup, 16 tetor - Në seancën e sotme të Qeverisë, ministrat e pranuan informacionin mbi sigurimin e hapësirës afariste për hapjen e një Qendre Informative për Integrimet euroatlantike. Qëllimi është të sigurojë hapësirë për dialog aktiv dhe debat mbi integrimet euroatlantike.

“Projekti parashikon organizimin e ngjarjeve promovuese, debateve dhe aktiviteteve të tjera përmes të cilave qytetarët do t’i afrohen procesit të integrimeve euroatlantik dhe do të rrisin njohuritë e tyre për këtë”, thonë nga Qeveria.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 20:55  | Xh.I. | 393 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.