« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Gjinekologu, Premtim Gojani, që u plagos sot po lufton për jetë
premtt-650x358.jpg

Prishtinë, 13 shkurt - Gjinekologu kosovar, Premtim Gojani, i cili në mëngjesin e sotëm u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij F.F., është duke luftuar për jetën. Ai për momentin ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Amerikan.

Operimi pritet që të zgjasë edhe disa orë.

U plagos me tre plumba para derës së shtëpisë në lagjen “Marigona” të Graçanicës. Mjeku kosovar, Premtim Gojani, tash e disa orë gjendet në sallën e operacionit ku mjekët e Spitalit Amerikan janë duke bërë përpjekje që plumbat Gojanit t’ia nxjerrin nga trupi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me mjekun kosovar.

“Ai tash e një kohë është futur në operim në sallën e spitalit. Po pritet që të zgjasë operimi. Shpresojmë që ta kalojë sa më lehtë”, kanë thënë burime të Expressit.

Premtim Gojani, mjeku kosovar u plagos në mëngjesin e sotëm nga dhëndëri i tij F.F, 64 vjeç në sy të familjarëve.

Arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk të dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë. I dyshuari F.F., 64 vjeç, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 14:02  | Xh.I. | 5,797 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.