Haradinaj: Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat
kosova
Haradinaj: Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat

Haradinaj: Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat

Prishtinë, 13 shkurt - Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin slloven, Borut Pahor.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj

“Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë. Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.

© ZHURNAL 13.02.2018, 14:00 | Xh.I. | 864 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."