ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Lajme nga Shqiperia
Gratë e PD-së në Berat refuzojnë mandatin e deputetes, i lirojnë vendin Astrit Veliaj
668327__HycqhSewM.jpg

Tiranë, 13 shkurt - Dy kandidatet gra në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Juvina Jani dhe Monika Qosja, kanë depozituar zyrtarisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjet nga kandidimi duke refuzuar mandatin e deputetit.

Kjo bën që mandati i mbetur i lirë pas dorëheqjes së deputetit Eduard Halimi t’i kalojë biznesmenit, Astrit Veliaj.

Në dorëheqjet e depozituara nga Jani dhe Qosja, bie në sy ngjashmëria e fortë në formë dhe përmbajtje. Të dyja kandidatet e motivojnë refuzimin për t’u bërë deputete me “motive personale”.

Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se është çështje e KQZ mandati i lënë i lirë nga Eduart Halimi.

“Astrit Veliaj është nr. 2 në listën e Beratit. KQZ vendos se kush do të marrë mandatin. Këto janë çështje të KQZ dhe të vullnetit të personave përkatës”, tha Basha.

Dy zonjat renditeshin në fund të listës së demokratëve për Beratin, qark për të cilin selia blu ka paguar edhe gjobën për mosrespektim të kuotave gjinore.

Sipas kësaj, mandati i lënë nga Eduard Halimi duhet t’u shkonte fillimisht dy grave dhe vetëm nëse ato refuzojnë, siç edhe ndodhi, ndiqet renditja e meshkujve, ku i dyti në listë gjendet Astrit Veliaj.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 13:59  | Xh.I. | 489 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<