Zbulohet rasti i parë i dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore
sport
Zbulohet rasti i parë i dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore

Zbulohet rasti i parë i dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore

Shënohet rasti i parë me doping në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pyongchang.

Patinatori japonez Kei Saito është konstatuar të ketë përdorur substancat e ndaluara acetalozamide dhe agjentët e antidopingut i kanë kërkuar që të largohet nga Fshati Olimpik, i përjashtuar nga aktiviteti.

21-vjeçari Saito, i cili është i pari sportist japonez që konstatohet të ketë përdorur substanca të ndaluara në Lojërat Olimpike, rezultoi pozitiv në testin e bërë përpara fillimit te aktivitetit.

“Do të luftoj për të provuar që jam i pafajshëm. Jam i surprizuar, sepse nuk kam përdorur asnjëherë substanca dopingu”, deklaroi sportisti./TCH/

© ZHURNAL 13.02.2018, 13:37 | Xh.I. | 432 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."