ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Lajme nga Maqedonia
Kërkohet shkarkimi i 110 gjykatësve, mes tyre edhe i Vangellovskit
133469818.jpg

Shkup, 13 shkurt - Për 110 parashtresa për shkarkimin e gjykatësve duhet të debatojnë anëtarët e Këshillit gjyqësor në seancat e ardhshme, nga të cilat e para është caktuar për të enjten. Më shumë nisma për shkarkim janë parashtruar nga Këshilli për vërtetimin e fakteve, por ka edhe parashtrues tjerë.

Tre parashtresa nga Prokuroria speciale publike dhe disa nga avokatë dhe palë tjera në procedurat, siç publikon portali sakadmdakazham.mk, ka për gjykatësen Monika Bajçovanovska, ndërsa para Këshillit gjyqësor ndodhen edhe nismat për shkarkimin e pesëshes penale nga Gjykata Supreme në krye me kryetarin Jovo Vangelovski, të Rahilla Stojkovskëls, Risto Katavenovskit, Faik Allanit dhe Xhemali Saitit.

Në paralajmërimin për seancën të enjten të publikuar në ueb faqen e Këshillit gjyqësor si pikë e gjashtë është vendosur debati rreth kërkesës për ngritje të procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë për gjykatës, por më shumë hollësi nuk janë komunikuar. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 12:31  | D.J. | 1,396 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<