ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Lajme nga Shqiperia
Skena e Pavarur Kulturore, Kumbaros: Reformë të plotë në kulturë
ku-640x427.jpg

Tiranë, 13 shkurt - Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka pritur të hënën përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore (SPK), ku është diskutuar mbi amendimet e propozuara për Ligjin për Artin e Kulturën por edhe për shumë problematika të tjera të Kulturës. Një debat konstruktiv e ka quajtur Kumbaro, në faqen e saj në Facebook duke shtuar se ”Diskutimet dhe konsultimet do të vazhdojnë me të tjera grupe të komunitetit artistik”.

Nesër pritet të ketë të tjera takime me përfaqësues të sindikatave të artistëve si me përfaqësuesit e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe të Ekranit, ndërsa po nesër (e mërkurë) artistët e Teatrit Kombëtar e kanë ftuar ministren në një diskutim në ambientet e teatrit lidhur me debatet mbi zhvendosjen e këtij institucioni tek “Turbina”. Skena e Pavarur Kulturore ka qënë kritike gjatë qëndrimeve të saj publike, lidhur me drejtimin e kulturës nga ana e Ministres Kumbaro.

Mësohet se gjatë takimin SPK i ka propozuar Ministres hartimin e një pakete ligjore me qëllim një Reformë të plotë të Artit dhe të Kulturës i bazuar mbi Strategjinë Kombëtare të Kulturës si dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj dhe vendas në draftimin e ligjeve do të ndihmojë me shumë duke e bëre ligjin më të qëndrueshem dhe më afër standarteve evropiane. SPK i kërkuar Ministrisë së Kulturës nënshkrimin e një Memorandum Mirëkuptimimidis MK dhe SPK-së.

Ky memorandum parashikon: Analizë e thellë e paketës ligjore, konsultim për elementët strukturorë të Dokumentit të Strategjisë se Kulturës, konsulte me ekspertët e huaj që janë përfshirë në procesin e hartimit të ligjit/ligjeve/strategjisë, nxitjen e investimit të biznesit në art si ligj më vete ose si një shtojcë e ligjit “Për artin”, përfshirja e Mediave duke nxitur shikueshmërinë dhe heqja e pagesës për reklama per organizatat e artit, rishikimi i TVSH-së në fushën e artit dhe i tatimit në tërësi, parashikimi i një pakete lehtësuese fiskale për organizatat kulturore, krijimi i kushteve favorizuese për nxitjen e tregut të artit, kërmirësimi i ligjit për sponsorizimet.

“Diskutimi u përqëndrua në problemet e nxehta si QKAK, bordet artistike, transparenca në vendimarrje, autonomia e institucioneve, statusi i artistit, etj”, thuhet në deklaratën e SPK-së. Përfaqësuesit e SPK-së prezent në takim ishin Andi Tepelena, Agron Domi , Ilda Mara, Iris Canaj, Esmeralda Stafa dhe Gjergj Prevazi.

 (gazeta-Shqip.com)

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.02.2018, 11:11  | Xh.I. | 595 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<