Shkupjani kapë vjedhësin në shtëpi, ai i ikë, por e zë policia
kronika
Shkupjani kapë vjedhësin në shtëpi, ai i ikë, por e zë policia

Shkupjani kapë vjedhësin në shtëpi, ai i ikë, por e zë policia

Shkup, 13 shkurt - Një Shkupjan ka hasur në një vjedhës në shtëpinë e tij, më saktësisht në dhomën e ndetjes, me çka ai fizikisht e ka sulmuar dhe ka ikur. Duke ikur, vjedhësit i kanë rënë paratë që i kishte vjedhur, ndërsa për një kohë të shkurtër është gjetur nga policia dhe është arrestuar, njofton Zhurnal.

"Më 12 shkurt në ora 23:20 në SPB Shkup, D.T ka denoncuar se në rrugën "Rilindja Maqedonase" në shtëpi e kishte takuar 21 vjeçarin M.D si po kontrollon në dhomën e ndetjes, por pasi M.D ka vërejtur pronarin e shtëpisë, fizikisht e ka sulmuar dhe ka lëshuar vendin", informojnë nga MPB.

Sipas MPB-së, M.D kishte vjedhur një shumë të panjohur parashë të cilat i kishin rënë gjatë ikjes. Ai pas një kohe të shkurtër është kapur nga ana e nëpunësve policor dhe është dërguar në stacionin policor në Gjorçe Petrov, dhe në të janë gjetur 5500 denarë. Po punohet për zbardhje të plotë të rastit./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 13.02.2018, 10:40 | Z.H. | 2,022 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."