Eliza Hoxha prezantohet me ekspozitë, solli katër momente historike të Kosovës
kulture
Eliza Hoxha prezantohet me ekspozitë, solli katër momente historike të Kosovës

Eliza Hoxha prezantohet me ekspozitë, solli katër momente historike të Kosovës

Eliza Hoxha prezantohet me ekspozitë, solli katër momente historike të Kosovës  Përmes nëntëmbedhjetë fotografive, Eliza ka bërë bashkë katër periudha të rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë. Por këto rrugë që sonte mbajnë logon e dhjetëvjetorit të pavarësisë, fotografitë e Elizës i tregonin në në një frymë krejtësisht tjetër, në frymën e protestave, e përpjekjeve të pareshtuara për të mbrojtur gjuhën, kulturën dhe vendin. Fotografitë e saj janë një rrugëtim në vitet e 90’ta, atëherë kur duhej guxim edhe për të ëndërruar për lirinë. Në fillim të katalogut të saj shkruhej se vitet e 90’ta janë përjashtim, protestë, dhunë, vdekje, dhimbje, mungesë, pamundësi, mjegull, përpjekje, paralelizëm, mobilizim, solidarizim, ëndërr, dëshirë, vullnet, mision, qëllim. Këto përkufizime të autores ndeshen më së miri në fotografitë që ajo i kishte sjellë nga ajo periudhë. Përmes tyre, cildo që i sheh, e kujton të kaluaren e fatin e njerëzve të këtij shteti.

© ZHURNAL 12.02.2018, 09:28 | Z.H. | 1,307 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."