ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Kosova
Me komentet ndaj Kosovës Zv. Kancelari Austriak Strache një ‘Kal i Trojës i Putinit”, thotë politikani gjerman

Një politikan gjerman e ka akuzuar Zëvendës-kancelarin e Austrisë Heinz-Christian Strache të jetë një dorë e zgjatur e Kryetarit të Rusisë Vladimir Putinit brenda Bashkimit Evropian, meë ai tha për mediat serbe se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’.

posselt-vs-strache-kosova.jpg
Berlin, dtt-net.com – Një politikan gjerman e ka akuzuar Zëvendës-kancelarin e Austrisë Heinz-Christian Strache të jetë një dorë e zgjatur e Kryetarit të Rusisë Vladimir Putinit brenda Bashkimit Evropian, meë ai tha për mediat serbe se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’.

Bernd Posselt, ish-deputet i Parlamentit Evropian (PE) nga radhët e CSU – partnerit të partisë CDU së Angela Merkelit - në një komunikatë për shtyp sot ka bërë thirrje që për shkak të deklaratave të tij duke e kontestuar pavarësinë e Kosovës, Strache të jap dorëheqje nga pozita që e mbanë në qeverinë e Austrisë.

“Sepse ai si duket edhe një here më shumë e ka kontestuar pavarësinë e Republikës së Kosovës », tha Posselt.

“Njërëz të këtillë janë Kuajë të Putinit të Trojës në BE, sepse Moska po tenton përsëri gjithçka për ta dështuar pavarësinë e Kosovës, » ka shkruar Bernd Posselt.

Politikanë gjerman, Posselt, ka qenë deputet i PE-së dhe për shumë vite raportues për Kosovën në trupin legjislativ të BE-së.

Ai sot është anëtar i Komitetit Qendror të CSU-së.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.02.2018, 16:20  | B.M. | 3,638 i lexuar

 

 

 

Deri sa po zhvillohet debati, protestohet para Kuvendit

Shkup, 15 tetor - Një grup më i vogël i qytetarëve sot para Kuvendit të RM-së protestojnë kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe të emrit të shtetit.

Të pranishmit me transparente "nuk ju votuam ta ndryshoni emrin, dorëheqje..." kërkojnë deputetët të mos i mbështesin ndryshimet e propozuara kushtetuese.

Komunikacioni para Kuvendit të Maqedonisë është i bllokuar, ndërsa protestuesit kanë vendosur tendë në rrugën para Parlamentit.

Para Kuvendit mund të vërehen edhe forca të shtuara policore.

Për momentin në Kuvendin e Maqedonisë në vijim është seanca në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është propozimi për qasjen drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 12:31  | B.M. | 3 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.