ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Ekonomi
Biznesi kërkon politikë ndëshkuese me vërejtje më të shpeshta dhe gjoba më të ulëta
134106148.jpg

Shkup, 12 shkurt - Ndryshimi i politikës ndëshkuese me intervenime te Ligji për kundërvajtje, zbatim më i shpeshtë i vërejtjeve, uljе të gjobave, heqje të urdhërpagesës mandatë dhe  rregullim të kundërvajtjes si opsion që jep mundësi për ankesë dhe gjobë më të ulët, kërkoi sot Grupacioni i shpeditorëve dhe operatorëve logjistikë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Konsiderojnë se gjatë përcaktimit të lartësisë së gjobës duhet të merret parasysh edhe pesha edhe natyra e kundërvajtjes së kryer, shkalla e përgjegjësisë së kryerësit dhe rrethanat e tjera nën të cilat është kryer. Tani gjoba përcaktohet vetëm nga performansat e firmës, siç është lartësia e të ardhurave, numri i përgjithshëm i të punësuarve dhe nëse paraprakisht janë shqiptuar sanksionet kundërvajtëse.

"Kërkojmë të ulet shuma maksimale e deritanishme e lartësisë së gjobës që tani është 5.000 euro, si dhe të shfuqizohen nenet e tjera të Ligjit ndërsa me të cilat vlera maksimale bie në ujë dhe është e lejuar me një nen tjetër që ajo shumë të jetë disa herë më e madhe", tha në konferencën për shtyp Gjino Shkriljev, kryetar i Grupacionit të shpeditorëve ndërkombëtarë dhe operatorëve logjistikë.

Tatjana Shterjova nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, nënvizoi se Ligji i tanishëm për kundërvajtje rregullon se gjoba për person juridik mund  të shqiptohet në vlerë mes 200 dhe 5.000 euro, por njëkohësisht rregullon dhe se për shembull me Ligjin për dogana gjoba e përcaktuar maksimale do të jetë 15.000 euro, ndërsa me Ligjin për ujëra edhe deri 20.000 euro.

Nga Grupacioni kërkojnë edhe të rishqyrtohen modalitetet si janë rregulluar procedurat për rrafshim, veçanërisht te urdhërpagesa mandatë ku nuk ka të drejtë ankese.

Ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje duhet të përfshihen me strategjinë për reforma në sistemin gjyqësor. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.02.2018, 13:47  | D.J. | 557 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<