« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Gjanaj: Maqedonia dhe Greqia do të përfitojnë nga presioni i ndërkombëtarve, liderët shqiptarë të jenë më aktiv
amet-gjanaj.jpg

Shkup, 12 shkurt  - Deputeti shqiptar i Brukselit, Ahmet Gjanaj, në një bisedë ekskluzive për Zhurnal thotë se bisedimet ndërmjet Maqedonisë e Greqisë për emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) mund t’ishin bisedime të rëndomta për të zgjidhur një problem ndërmjet dy shtete fshinjë që aspirojnë të jetojnë me marrëdhënie fshinjësore normale nëse do të ndodhnin në një pjesë tjetër të botës. 

"Si gjithmonë në këtë pjesë të kontinentit evropian, më shumë se askund tjetër në botë, bisedimet ndërshtetërore kanë prapasqena shumë dimensionale dhe teoritë konspirative më të elaboruara nuk i konkurrojnë dot intrigat e palëve në konflikt. Një pikë të përbashkët kanë të gjitha konfliktet dhe bisedimet ndërmjet fqinjëve tanë që nga periudhat më të hershme : çfarë mund t’u marrim shqiptarëve më shumë duke i përçarë krerët e tyre apo duke i blerë ata", thotë për Zhurnal, Ahmet Gjanaj, deputet shqiptarë në Bruksel. 

Sipas tij, fqinji më i favorizuar në Rajonin tonë është Greqia, e cila shfrytëzon maksimalisht dhe pa rezervë pozicionin e saj e të qenurit një vend anëtar i BE-së dhe NATO-së si në aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik. 

"Ajo ka ndërtuar një kapital simpatie dhe marrëdhënie të fuqishme si me Evropën ashtu dhe me Amerikën duke përdorur nostalgjinë për Greqinë e lashtë. Shpërkujdesja e Evropës për gadishullin tonë dhe adhurimin për Greqinë e lashtë, largësia gjeografike e aleatit tonë më të fortë Amerika dhe ndërgjegjja e dobët kombëtare e krerëve tanë politik kanë vendosur  Greqinë në pozicionin e një aktor i pashmangshëm në Rajon, çfarë thotë Greqia duket si fjala e Zotit për ndërkombëtarët", theksoi deputeti Gjanaj për Zhurnal.

Njëkohësisht, shton Gjanaj, letargjia e faktorit politik shqiptar në Rajon, apo dhe më keq, heshtja e tyre e qellimshme dhe kriminale do të çojë në një marrëveshje Greqi-Maqedoni që nuk do të zhbllokojë vetëm përcaktimin e emrit të IRJM-së dhe anëtarësimin e saj në NATO por gjithashtu ajo do të dobësojë elementin shqiptar në Rajon.

"Në të vërtetë, po të arrihet një marrëveshje në bazë të propozimit të përfaqësuesit të posaçëm të OKB-së Mattheë Nimetz me versionin sllav dhe të sanksionuar si të papërkthyeshëm në gjuhën shqipe të emrit të IRJM-së ashtu siç është zbardhur nga mediat, shumë shpejt Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-së dhe do të jetë e pozicionuar më mirë se shtetet tona, Shqipëria e Kosova, në raport me integrimin në BE dhe instancat ndërkombëtare dhe karakteri dykombësh, sllav e shqiptar, i shtetit maqedonas do të pësojë një dëmtim të pariparueshëm në favor të sllavëve", vlerësoi Gjanaj.

Ku qëndron atëherë logjika e ligjit, thotë deputeti Gjanaj, të dygjuhësisë i miratuar së fundmi nga Parlamenti maqedonas kur simbolet më të lartat e shtetit do të jenë vetëm në gjuhën sllave dhe kur prezantohet ndërkombëtarisht në të gjitha garat ndërkombëtare vetëm në gjuhën sllave ? Mos vallë ky miratim kishte për qëllim që të qetësonte opinionin publik shqiptar duke e prezantuar si një arritje e madhe në ndërkohë që negociohet këtej në kurriz të interasave kombëtare shqiptare me përcaktimin e emrit të IRJM-së ?

"Bashkë me Liridon Lika, ligjërues dhe studiues në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, të Shkencave politike dhe të Kriminologjisë pranë Universitetit të Liezhit (Belgjikë) dhe Arben Fetai, magjistër i shkencave politike (marrëdhënie ndërkombëtare dhe studime evropiane), si dhe lobist në fushën e çështjeve evropiane dhe të zhvillimit ndërkombëtar, kemi përpiluar një apel faktorit politik shqiptar për t’u marrë urgjentisht me këtë çështje përndryshe do të ketë pasoja të pariparueshme në pozicionin e shqiptarëve në Rajon dhe për identiten kombëtar të shqiptarëve në këtë shtet. Nën kontekstin e strategjisë së re për anëtarësimin e Ballkanit përendimor të Komisionit evropian, në rast se arrihet një marrëveshje e tillë, Shqiptarët do të jenë të rrethuar me vende që vërtet nuk do të mund formalisht t’i pengojnë në rrugën e tyre të integrimit evropian siç e parashikon strategjia e re por që praktikisht nuk do të reshtin së tentuari, përmes miqve të tyre dhe në mënyrë të tërthortë, për të penguar shqiptarët në rrugën e tyre integruese ose dhe më keq, në shkëmbim të heqjës së presionit të miqve të tyre, për t’u kërkuar lëshime të reja qoftë për territore qoftë për të drejta të përforcuara për minoritetet qoftë dhe të dyja. Si rrjedhojë shqiptarët do të dobësohen rrënjësisht dhe proçesi integrues do të ketë shërbyer krejtësisht mbrapsht për t’i copëtuar dhe më keq shqiptarët", tha për Zhurnal, Ahmet Gjanaj, deputet shqiptarë në Bruksel.

Ai potencon se liderët shqiptarë në Maqedoni, për shumicën e tyre, nuk janë aspak në lartësinë e detyrës por kjo nuk ndryshon nga liderët e tjerë shqiptarë në Rajon kur s’janë bashkëpunëtorë e së keqës që po gatuhet dhe njëherë në kazanat e politikës intrigante ballkanike kundër shqiptarëve. Ata, sa për të shpërqëndruar opinionin publik shqiptar merren me kundërshtimet e tyre brenda llojiit duke thirrë protesta gjithëpopullore jo për interesat kombëtare dhe për t’u paraprirë të këqijave që pęrgatisin fëqinjët tanë por për interesat e tyre shumë të ngushta për të fituar apo ndenjur në pushtet dhe ku pushteti u mundëson që të shesin sa më shumë asete kombëtare dhe interesat kombëtare shqiptare.

"Pa një zgjim urgjent të popullit shqiptar dhe një ndërgjegjësim të faktorit politik shqiptar në Rajon, shqiptarët e Maqedonisë dhe të Rajonit do të humbasin çdo lloj mundësie për të fituar të drejtat që u takojnë dhe për të qenë një faktor përcaktues në Rajon. Pa llogaritur se dhe vetë votuesit shqiptar, për një pjesë në rritje të tyre, kanë marrë vendimin e mbrapsht të përshpejtojnë këtë proçes duke votuar për partitë sllavo-maqedonase në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale", potencon Gjanaj, deputet shqiptarë në Bruksel.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.02.2018, 14:00  | D.J. | 4,765 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.