TAV do të investojë 45 milionë euro në projekte në Maqedoni
ekonomi
TAV do të investojë 45 milionë euro në projekte në Maqedoni

TAV do të investojë 45 milionë euro në projekte në Maqedoni

Shkup, 12 shkurt - Janë konfirmuar prioritetet për investimin prej 45 milion euro në Maqedoni të TAV-it në pajtim me marrëveshjen për koncesion për aeroportet e Maqedonisë, në takimin e sotëm të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me përfaqësues të Grupacionit të TAV-it, menaxherit kryesor, Mustafa San Shener, zëvendësmenaxherit, Alp Er Tunga Ersoj.

Paratë do të investohen në projekte të rëndësishme për qytetarët e shtetit tonë, bëri të ditur pas takimit pres shërbimi qeveritar.

"Bëhet fjalë për investime në kopshte, shkolla, rrjetet kulluese dhe kanalizimit dhe rrugë lokale dhe rajonale, kjo që realisht u nevojitet qytetarëve tanë. Sinqerisht jam i kënaqur që nga ky investim dobi të drejtpërdrejtë do të ndjejnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë", ka thënë në takim kryeministri Zaev, i cili prej dje po qëndron për vizitë në Turqi.

Përfaqësuesit e TAV-it kanë theksuar se ka marrëveshje dhe se me kënaqësi do ta realizojnë, njëkohësisht duke shfaqur falënderim për bashkëpunimin e mirë me kryeministrin dhe Qeverinë e re dhe mbështetje në përpjekjet për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Zaev dhe delegacioni i Maqedonisë pas takimit me përfaqësuesit e TAV-it e vizituan e Mauzoleun e Mustafa Kemalit Ataturkut, ku vendi kurorë lulesh dhe u nënshkrua në Librin e përkujtimeve.

Vijojnë takimet me kreun e  lartë shtetëror në suaza të vizitës zyrtare të kryeministrit Zaev në Republikën e Turqisë.

Zaev do të takohet me nikoqirin e tij, kryeministrin Binali Jëlldërëm, kryetarin e Kuvendit të Turqisë Ismail Kahraman dhe me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Vizita zyrtare e kryeministrit të Maqedonisë në Turqi filloi mbrëmë me fjalimin e mbajtur para përfaqësuesve të TOBB, Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Bursave të Republikës së Turqisë.

Zaev në Turqi është i shoqëruar nga ministri pa portofol i obliguar për Investime të Huaja, Adnan Qahil, deputetët në Kuvendin e RM-së, Enes Ibrahimi dhe Jusuf Hasan dhe sekretarin shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski. 

© ZHURNAL 12.02.2018, 10:19 | D.J. | 1,479 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."