Çokollatë e nxehtë me shije kafeje
receta
Çokollatë e nxehtë me shije kafeje

Çokollatë e nxehtë me shije kafeje

Një pije me çokollatë të ngrohtë është shumë e mirëseardhur në mbrëmjet e ftohta të dimrit.

Përbërësit

 

250 gr çokollatë të zezë (70%)

15 gr gjalpë e njelmët

85 ml ajkë e ëmbël

375 ml qumësht i ftohtë

1 filxhan kafe e zezë

1 lugë të vogël sheqer vanilje

½ lugë të vogël kanellë

 

Në zjarr mesatar vendosim tenxheren, ku kemi hedhur çokollatën, gjalpën, ajkën e ëmbël, kafenë dhe 125 ml qumësht. I përziejmë të gjitha vazhdimisht derisa të shkrihet çokollata.

Pas shkrirjes së çokollatës shtojmë pjesën tjetër të qumështit, kafenë, kanellën dhe vaniljen. I përziejmë mirë me tel të gjitha, derisa të fitojmë një masë homogjene.

Çokollatën e fituar e zbrazim në filxhanë mesatarë dhe e shërbejmë.

Sipas dëshirës, mund ta shoqërojmë me ajkë të ëmbël të rrahur me mikser ose me çokollatë të grirë në rende.

© ZHURNAL 09.01.2018, 15:30 | Z.H. | 1,868 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."