Lemon Smoothie
receta
Lemon Smoothie

Lemon Smoothie

E kush do ta refuzonte një dozë me vitaminë C, aq të domosdoshme në këtë përiudhë viti? Ndajmë me ju recetën për një smoothie freskues me shije limoni.

 

Përbërësit

250 gr jogurt

250 ml kube akulli

2 lugë gjelle lëng limoni

lëvorja e një limoni 

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë e vogël sheqer vanilje

1 lugë gjelle xhenxhefil i freskët 

¼ e lugës së vogël kurkuma

1/2 banane

 

Të gjithë përbërësit vendosen në blender dhe bluhen derisa të fitojmë një masë homogjene.

Shërbehet menjëherë.

Ju bëftë mirë.

© ZHURNAL 09.01.2018, 09:29 | Z.H. | 1,463 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."