Sijatro: Hungaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe BeH-së në NATO
maqedonia
Sijatro: Hungaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe BeH-së në NATO

Sijatro: Hungaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe BeH-së në NATO

Budapest, 6 dhjetor - Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH) në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Szijjarto tha se Maqedonia ka bërë hapa serioze për t’u bërë anëtare e NATO-s, duke shtuar se pret që vendi të bëhet anëtare e Aleancës pasi të ketë zgjidhur problemin me emrin me Greqinë.

Më tej shtoi se Hungaria edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

“Maqedonia që më herët duhej të ishte anëtare e NATO-s. Përpjekjet të cilat i ka bërë deri më tani janë të mjaftueshme”, ka thënë kryediplomati hungarez.

Szijjarto theksoi se problemet e pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë vështirësi shtesë, duke shtuar se përshpejtimi i integrimit euro-atlantik do të kontribuonte në mënyrë të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Ai tha se BeH në aspektin gjeografik është afër Maqedonisë, për çka, siç theksoi, është e rëndësishme që edhe aty të vendoset stabiliteti.

Maqedonia në korrik të këtij viti mori ftesën për anëtarësim në NATO, ndërsa ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-se në takimin e djeshëm miratuan programin e parë nacional të BeH-së, me çka ky vend mori ofertën e parë për planin aksionar të anëtarësimit në NATO.

© ZHURNAL 06.12.2018, 09:55 | Xh.I. | 695 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."