Mijallkov mbetet në qeli
maqedonia
Mijallkov mbetet në qeli

Mijallkov mbetet në qeli

Shkup, 6 dhjetor - Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, e ka refuzuar ankesën e ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov për paraburgimin në rastin “Perandoria”.

Gjykatësit kanë vlerësuar se ekziston rrezik që Mijallkov të arratiset dhe të ndikojë ndaj dëshmitarëve dhe e ka konfirmuar vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për rastin “Perandoria”.

“Duke vepruar në lidhje me ankesën e të akuzuarit S.M. është e deklaruar kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake me të cilën pranohet ankesa e Prokurorisë Speciale për shqiptimin e masës së paraburgimit në lëndën “Perandoria”, Këshilli Penal në Gjykatën Themelore gjatë ditës së djeshme ka mbajtur seancë publike në prani të palëve.

Pas deklarimit të palëve dhe vlerësimit të fakteve dhe provave në ankesë, Këshilli vendosi që ta refuzojë ankesën e mbrojtjes dhe ta konfirmojë vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake”, thonë nga Gjykata Penale.

Për Mijallkovin ka katër akuza, edhe atë për lëndët “Target – Fortesa”, “Tortura”, “Arka”, dhe “Titanik 2”.

© ZHURNAL 06.12.2018, 10:19 | Xh.I. | 1,419 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."