Të akuzuarit në rastin “Talir” dorëzojnë ankesa për aktakuzat e PSP-së
maqedonia
Të akuzuarit në rastin “Talir” dorëzojnë ankesa për aktakuzat e PSP-së

Të akuzuarit në rastin “Talir” dorëzojnë ankesa për aktakuzat e PSP-së

Shkup, 6 dhjetor - Në Gjykatën Penale dje janë dorëzuar pesë ankesa nga avokatët e të akuzuarve në rastin “Talir” të Prokurorisë Speciale.

Nga Gjykata Penale thonë se afati për dorëzimin e ankesave për aktakuzës, është në rrjedhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP ka ngritur dy aktakuza për rastin “Talir” për financimin jologjor të VMRO-DPMNE-së. Një nga aktakuzat ka të bëjë me financimin joligjor të partisë, kurse tjetra për ndërtimin joligjor të selisë qendrore të partisë në Shkup.

 

Në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska. Ata dyshohen se kanë dhënë së paku 4.6 milionë euro kesh për partinë.

Ndërsa për ndërtimin e selisë së partisë nuk është kursyer sërish Nikolla Gruevski dhe Kirill Bozhinovski nga PSP. Sipas aktakuzës, ata kanë nënshkruar marrëveshje me një kompani nga Shtipi, edhe pse ka qenë e ndaluar ta bëjnë këtë pasi ajo kompani ka pasur marrëveshje me institucione tjera shtetërore.

© ZHURNAL 06.12.2018, 09:45 | D.J. | 485 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."