Athina i përgjigjet Tiranës: Deklarata për vrasjet e papranueshme, nuk jeni realist
shqiperia
Athina i përgjigjet Tiranës: Deklarata për vrasjet e papranueshme, nuk jeni realist

Athina i përgjigjet Tiranës: Deklarata për vrasjet e papranueshme, nuk jeni realist

Tiranë, 6 dhjetor - Athina zyrtare i ka cilësuar si jorealiste dhe të parpanueshme deklaratat e Tiranës në lidhje me vrasjet e shqiptarëve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në Greqi.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke Aleksandro Gjenimmata dekalroi se autoritetet i kanë zgjidhur të gjithë rastet që përmend qeveria shqiptare.

Sipas zëdhënësit të qeverisë grekë, Greqia është një vend Europian ku shteti I të drejtës funksionon në mënyrë efektive.

“Greqi është një vend Europian ku shteti i se drejtës funksionon në mënyrë efektive. Autoritetet kompetente trajtuan dhe zgjidhen menjëherë të gjitha çështjet që përmend Ministria e Jashteme e Shqipërisë, ashtu siç dhe përmendet në deklaratë e policies grekë. Vendosmëria e organeve kompetente të Greqisë për të goditur krimin në çdo formë është diçka që duket dhe përsërisim qëndrimet tona të përhershme për të dënuar të gjitha format e dhunës dhe racizmit, të cilat gjithashtu mund të kushtojnë jetë njerëzore. Përgjithesimet që përpiqet të bejë MPJ e Shqipërisë duke u përpjekur të lidhë raste të ndryshme penale dhe t’i vendosë ato në një “fushatë të hapur të urrejtjes dhe dhunës” nuk janë realiste dhe janë të papranueshme.”

Më tej, zëdhënësi i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të tregohet më e përgjegjshme si dhe vetëpërmbahet në raste të tilla.

© ZHURNAL 06.12.2018, 09:20 | Xh.I. | 524 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."