Remenski: Nuk do falet struktura organizative e 27 prillit
maqedonia
Remenski: Nuk do falet struktura organizative e 27 prillit

Remenski: Nuk do falet struktura organizative e 27 prillit

Shkup, 6 dhjetor - Deputetja e LSDM, Frosina Remenski ka theksuar se nuk do të mendohet fare për faljen e strukturës organizative të dhunës së 27 prillit në Kuvend.

“Nuk k falje për strukturën organizative përgjegjëse për 27 prillin. DSK ka qenë mjeti për rrënimin e rendit kushtetues”, ka theksuar Remenski për 1TV, transmeton Zhurnal.

Sipas saj, komisioni për falje është në proces i rëndësishëm dhe duhet të shihet në prizmin e porosisë për të vënë drejtësinë.

Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski është pjesë e trupit të formuar në Kuvend për pajtim dhe falje, në të cilin nuk është përfshirë opozita maqedonas.

Ky trup po merret me shpalljen e amnistisë për 27 prillin, për një pjesë të madhe të pjesëmarrësve, përfshirë kryesisht deputetët që po akuzohen.

© ZHURNAL 06.12.2018, 09:15 | D.J. | 2,449 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."